Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

24.Preja e parë e luftës në Islam

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 44-45
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pas kësaj i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e dërgoi Abdullah bint Xhahsh bin Ri’ab el-Asdi dhe tetë Muhaxhirun të tjerë. Ai ia shkroi një letër atij dhe e urdhëroi atë që të mos e lexojë atë derisa ata të kenë udhëtuar për dy ditë dhe të mos e detyrojë asnjërin që ka me vete me atë që thuhet në letër. Kur ai e hapi letrën, e lexoi këtë që vijon:

“Kur ta lexosh këtë letër, duhet të vazhdosh udhëtimin tuaj derisa ju të ngritni kampin në mesin e palmave në mes të Mekës dhe et-Taifit. Dhe aty, ti duhet ti vëzhgosh Kurejshitët dhe të na informosh në lidhje me ta.”

Ai tha:

“Unë dëgjoj dhe bindem.”

Ai i tregoi kompanisë së tij për detyrën dhe se ai nuk do t’i detyrojë ata për të; ai i cili dëshironte martirizimin duhet të ngritej dhe ai që nuk e pëlqente vdekjen iu lejua të kthehej. Ai tha:

“Sa për mua, unë do të ngritëm.”

Këtë e bënë ata të gjithë.

Gjatë udhëtimit Sad bin Ebi Uakasit dhe Utbeh bin Ghazuanit ju humbi deveja e tyre në të cilin udhëtonin duke u ndërruar njëri me tjetrin. Ata shkuan për ta gjetur atë, dhe si rezultat mbetën pas të tjerëve. Abdullah bin Xhahsh vazhdoi udhëtimin e tij derisa mbërriti tek palmat. Ai kaloi pranë një karvani të Kurejshëve që kishte rrush të thatë, lëkurë dhe mallra të tjera në barrët e tyre. Në këtë karvan ishin Amr bin el-Hadhrami, dy djemtë e Abdullah bin el-Mughiras, Uthmani dhe Neufel dhe el-Hakam bin Kajsan. Muslimanët u konsultohen mes vete dhe thanë:

“Kjo është dita e fundit e muajit të shenjtë Rexheb. Nëse i luftojmë ata ne e shkelin muajin e shenjtë. Dhe në qoftë se i lëmë ata këtë natë ata hyjnë në Harem.”

Së fundi, ata ranë dakord për ti sulmuar. Njëri prej tyre e goditi Amr bin el-Hadhramin dhe e mbyti. Uthmani dhe el-Hakam u kapën. Neufel arritën të ikë.

Ata u kthyen me karvanin dhe dy robërit. Një e pesta ishte vënë mënjanë. Kjo ishte plaçka e parë e luftës dhe një e pesta e parë që ishte konfiskuar në Islam. Kjo ishte edhe hera e parë që dikush u vra në islam dhe gjithashtu dikush për herë të parë u kap në islam. I dërguari i Allaut (salAllahu alejhi ue selem) i qortoi për këtë veprim, por ata kishin vepruar nga ixhthadi

Kurejshët e qortuan dhe e refuzuan fuqishëm dhe thanë:

“Muhammedi i ka shkelur muajt e shenjtë.”

Atëherë Allahu (Azze ue Xhel) shpalli:

يَسْأَلُونَكَ عَنِ الشَّهْرِ الْحَرَامِ قِتَالٍ فِيهِ قُلْ قِتَالٌ فِيهِ كَبِيرٌ وَصَدٌّ عَن سَبِيلِ اللّهِ وَكُفْرٌ بِهِ وَالْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَإِخْرَاجُ أَهْلِهِ مِنْهُ أَكْبَرُ عِندَ اللّهِ

”Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: “Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e Allahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek Allahu.” 2:217

Allahu (Subhaneh) tha se veprimi ishte i gabuar sepse lufa në muajt e shenjtë është vepër e rëndë. Megjithatë, veprimi i idhujtarëve është edhe më i keq kur ata pengojnë në rrugën e Allahut, e mohojnë Atë dhe xhaminë e shenjtë, dhe e dëbojnë Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij të cilët janë meritorët për xhaminë e shenjtë. Kjo është më e keqe se lufta gjatë muajit të shenjtë. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e pranoi një të pestën e plaçkës së luftës, dhe morri një shumë parash për lirimin e dy robërve që i kishin zënë.

Shpërndaje: