Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Besimi në shikimin e Allahut në ditën e gjykimit

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 388-390

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Duhet besuar në shikimin e Allahut në ditën e gjykimit. Janë transmetuar disa hadithe autentike nga i dërguari ﷺ në lidhje me këtë. Duhet besuar se i dërguari ﷺ e pa Zotin e tij. Kjo është transmetuar në mënyrë autentike nga i dërguari i Allahut ﷺ.”

Katade transmetoi nga Ikrimeh nga Ibn Abbasi.

El-Hakam bin Aban e transmetoi këtë prej Ikrimeh, nga Ibn Abbasi.

Ali bin Zejd e transmetoi këtë nga Jusuf bin Mehran, nga Ibn Abbasi.

Ne besojmë në hadithin tekstualisht siç është transmetuar nga profeti . Të folurit për këtë është bidat. Ne besojmë në këtë tesktualisht sikurse është shpallur dhe nuk debatojmë me dikë në lidhje me të.”

Shpjegimi

Ka mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje. A e ka pa i dërguari i Allahut Zotin e tij në natën e Miraxhit? Disa njerëz janë kapur për fjalët e Ibn Abbasit dhe të imam Ahmedit dhe e kanë kuptuar se të dy thonë se Muhamedi e pa Zotin e tij me sytë e tij. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh rahimehullah ka thënë se fjalët e Ahmedit dhe të Ibn Abbasit përmenden edhe të pakufizuara dhe të kufizuara.

Ibn Abbasi tha pakufizim se Muhammedi e pa Zotin e tij dhe në mënyrë të kufizuar se ai e pa Atë me zemrën e tij. Po kështu ka thënë edhe Ahmedi. Fjalët e Ibnu Tejmijes janë korrekte. Nuk ka dëshmi në Kuran apo në sunnetit se Muhamedi me të vërtetë ka parë Zotin e tij. Fjalët e Ibn Abbasit janë fjalët e tij dhe të pa kufizuara. Tekstet e kufizuara janë më korrekte. Në ”Sahihun”1 e Muslimit, thuhet se si ai e pa Zotin e tij dy herë me zemrën e tij.

Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:

مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَى

Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).”2

وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَى

Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.” 3

Do të thotë dy herë.

Masruk tregoi se Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

”Ai që t’i tregon tre gjëra, ai ka sajuar një gënjeshtër të madhe për Allahun. Ai që thotë se Muhamedi ﷺ e pa Zotin e tij ka sajuar një gënjeshtër të madhe rreth Allahut.”

Masruk i tha: ”Ti oj nënë e besimtarëve! Më jep kohë dhe mos nxito me mua; a nuk thotë Allahu:

مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَى

Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).”4

وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَى

Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.” 5

Ajo tha: ”Unë jam e para në umet e cila e pyeta të dërguarin e Allahut  në lidhje me këtë dhe ai tha: ”Ai ishte Xhibrili. Unë nuk e kam parë atë në formën e tij të vërtetë, përveç këtyre dy herëve. Unë e pashë atë duke zbritur nga qielli. Ishte krijes madhështore, mbuloi çdo gjë në mes qiellit dhe tokës.”

Ajeti pra tregon se Muhamedi e pa Xhibrilin (salAllahu alejhima ue selem).

Ebu Dherri (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari u pyet nëse ai e kishte parë Zotin e tij, ai u përgjigj:

“Ishte dritë; si mund ta shoh Atë?”

Kjo do të thotë se është e pa mundur.

Veç kësaj, dy zinxhirët e transmetimit të Ibn Abbasit përmbajnë dobësi. Në njërën prej tyre gjendet el-Hakam bin Aban që është i besueshëm, por ritregon gabimisht6. Në një tjetër është Ali bin Zejd bin Xhud’an që është i dobët7. Në të janë gjithashtu Jusuf bin Mahran që është i panjohur dhe prej të cilit ka transmetuar vetëm Ali bin Zejd bin Xhud’an.

Këto transmetime janë atëherë fjalët e Ibn Abbasit. Fjala e kujt kanë përparësi nëse fjalët e Ibn Abbasit përplasen me fjalët e profetit ? Kjo në qoftë se ne do të lozim me idenë se Ibn Abbasi tha se profeti e pa Zotin e tij me sytë e tij. Përveç kësaj, ky transmetim nëse do të ishte autentik do të kufizohej me hadithin e konfirmuar i cili thotë se ai e pa Zotin e tij me zemër. Ibn Abbasi vetë kufizoi fjalet e tij të pakufizuara. Ibnu Tejmijeh ka thënë se të njëjtën gjë bëri imam Ahmedi. E vërteta është se këto transmetime duhet të kuptohen në një mënyrë të kufizuar.


1 Muslimi (176).

2 53:11.

3 53:13.

4 53:11.

5 53:13.

6 Ibn Haxheri ka thënë:

”I besueshëm dhe adhurues i cili tregon gabimisht.” (et-Takrib).

7 Ibn Haxheri ka thënë: ”I dobët.” (et-Takrib).

Shpërndaje: