Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Çështja në lidhje me lartësinë e Allahut është e qartë (fundi i librit)

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 191-192

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Hamdi dhe lavdërimi i përket Allahut, se kjo temë është sqaruar me ndihmën e argumenteve të prera, ajeteve bindëse, haditheve të transmetuara shumëfish dhe konsensusin e sahabëve siç kanë përmendur dijetarët në poezitë dhe transmetimet e tyre, edhe nga personalitetet e tyre kryesore dhe të përgjithshme. Ata transmetuan sunnetin në lidhje me këtë, e pranuan atë, besuan në të dhe e pohuan atë. Asnjëri prej tyre nuk e refuzoi atë. Asnjëri prej tyre nuk protestoi kundër saj. Kështu gjeneratat kanë pasuar njëri-tjetrin. Të dy Imamët Ebu Zur’ah dhe Ebu Hatim kanë thënë:

“Ne u takua me dijetarët e Hixhazit, Irakut, Shamit dhe Jemenit dhe besimi i tyre ishte … Allahu (azze ue xhel) është mbi arshin e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij. Kështu Ai e ka përshkruar veten e Tij në Librin e Tij dhe me anë të dërguarit të Tij ﷺ. Ato nuk duhet të imagjinohen. Ai përfshinë gjithçka me diturinë e Tij:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëshikuesi.

Vetëm bidatçitë ekstremë ose individët e devijuar dhe të sprovuar mendojnë ndryshe. Me sa dimë el-Xhehm bin Safuan ishte i pari që devijoji në këtë çështje. Imamët e dënuan atë dhe pasuesit e tij për këtë dhe e panë të rrezikshëm besimin dhe bidatin e tyre.

Përveç kësaj, Xhehmitë obligoheshin të pajtoheshin me muslimanët kur ata ngrejnë duart e tyre në lutje dhe presin shpëtimin nga qielli, duke thënë:

سبحان ربي الأعلى

I pastër nga çdo e metë është Zoti im, më i Larti.”

dhe lexojnë nga fjala e Allahut (te ala) dhe nga sunneti i profetit të zgjedhur ﷺ atë që e nënkupton këtë. Gjatë tërë kohës ata dëgjojnë sunnetin që i bën ata të kruajnë kokat e tyre dhe shkakton hidhërimin e tyre. Gjatë tërë kohës ata dëgjojnë shoqërinë muslimane duke thënë në shitblerjet e tyre atë që shkakton zemërimin e tyre. Pjesërisht, ata nuk mund ta refuzojnë atë dhe ata nuk mund të mos e urrejnë atë. Ata nuk kanë asnjë argument për bidatin e tyre, as në Kuran e as në sunnet, as në fjalët e ndonjë sahabiu ose në ndonjë deklaratë të ndonjë imami të mirë. Ata vetëm se mund të pasojnë epshin e tyre dhe të kundërshtojnë sunnetin e të zgjedhurit ﷺ dhe fjalët e imamëve.

Atë që Allahu (te ala) e udhëzon që të hyj në rrugën e drejtë, të pasojë profetin e besueshëm ﷺ, pason sahabët e tij fisnik dhe kënaqet me atë që u pëlqente imamëve dhe besimtarëve muslimanë në përgjithësi, mbron veten nga të luftuarit muslimanët në këtë jetë dhe nga dënimi i dhembshëm në botën tjetër. Allahu do ta shpërblejë atë me shumë të mira, do ta udhëzojë në rrugën e drejtë dhe do ta pajis atë që të jetë me profetët dhe besimtarët.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقًا

”Kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” 1

Allahu (subhaneh) na mëshiroftë dhe na udhëzoftë në rrugën e drejtë, të pasojmë atë që e kënaq Atë dhe të pasojmë Muhammedin ﷺ, profetin e fundit dhe selefët e drejtë.

Këtu mori fund libri. Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut i Cili është i vetëm. Allahu dërgoftë selame dhe salavate mbi atë që nuk pasohet nga ndonjë profet pas tij.


1 En-Nisa’ 4:69.

Shpërndaje: