Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Fundi i librit ”Hukm Tarik-is-Salah”

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Tani po i vjen fundi kësaj teme të rëndësishme për të cilën dëshirova të shkruaj dhe me të cilën shumë njerëz janë sprovuar.

Dera e pendimit është ende e hapur për ata që duan të pendohen. Prandaj, sigurohu që të pendohesh shpejt dhe sinqerisht tek Allahu -azze ue xhel-, shpreh keqardhje për të kaluarën, vendos të mos kthehesh në të dhe bë shumë vepra të mira:

Përveç atyre që pendohen dhe besojnë dhe që punojnë mirësi e drejtësi, mu këtyre Allahu do t’ua shndërrojë gjynahet në vepra të mira dhe Allahu është vazhdimisht Falës i Madh, kurdoherë Mëshirëplotë. 25:70-71

E lus Allahun -te ala- që Ai të na e sqarojë rrugën e drejtë dhe të na udhëzojë të gjithë ne në rrugën e Tij të drejtë që është pasuar nga ata që Ai i ka bekuar me mirësitë e Tij – profetët, të sinqertët, shehidët dhe ata që vepruan mirë dhe drejtë; jo ata që janë goditur nga zemërimi dhe jo ata që kanë devijuar!

Shkruar nga Muhammed Bin Salih El-Uthejmin robi nevojtarë i Allahut -te ala-.

Me datën 23/-3-1407

Shpërndaje: