“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

25.I mençuri dhe ahmaku (1)

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti 

Burimi: Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

1 – Profeti thënë:

Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është si shembulli i pronarit të miskut dhe farkëtarit. Pronari i miskut ose do të japë diçka nga misku, ose do të blesh prej tij misk, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa farkëtari ose do t’i djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe.” Muslimi (2628).

2 – I mençuri është i detyruar që të mos shoqërohet me ahmakun dhe të marrin. Por është i detyruar të shoqërohet me të mençurin dhe të shkathëtin. Nëse nuk përfiton mençurinë e tij së paku përfiton nga dija që ai ka. Ndërsa shoqërimi me ahmakun, -edhe nëse nuk merr budallallëkun e tij të paktën do të ndotesh nga shoqërimi me të.

3 – Jasir bin Amr (një prej tabiinëve (v.p.)) ka thënë:

“Bojkotoje ahmakun. Gjëja më e mirë që mund t’ia bësh atij është bojkotimi!”

4 – Kur nuk e njeh se cili është ahmaku, dije se shenjat e tij janë: kundërpërgjigja shpejtë në shenjë hakmarrjeje, nuk sigurohet në atë që e thotë (flet atë që e dëgjon edhe pa e ditur se a është e vërtetë, e përhap dhe e beson atë (v.p.)), të qeshurit e tepërt, është kontradiktor, shpif ndaj njerëzve të mirë dhe shoqërohet me njerëzit e këqij.

5 – Ahmakut, nëse ia kthen shpinën, dëshpërohet. Nëse shoqërohesh me të, iu duket vetja e tij se është dikush me vlerë. Nëse je i butë me të, është i pasjellshëm ndaj teje. Nëse ti je i pasjellshëm ndaj tij, ai është i butë ndaj teje. Nëse ti sillesh mirë ndaj tij, ai sillet keq ndaj teje. Nëse ti sillesh keq ndaj tij, ai sillet mirë ndaj teje. Nëse ti je i pa drejtë ndaj tij, ai është i drejtë ndaj teje. Nëse ti je i drejtë ndaj tij, ai është i pa drejtë ndaj teje.

6 – Seid bin Ebi Ejub ka thënë:

“Mos u shoqëro me të keqin, ngase ai është sikurse të jetë pjesë e zjarrit. Dashuria e tij nuk është e drejtë dhe ai nuk i përmbahet premtimit të tij.”

7 – Errësira me e madhe për njeriun është marrëzia (ahmakllaku), ndërsa mendjemprehtësia është reflektim i mençurisë. Nëse njeriu sprovohet me të pasurit nevojë të shoqërohet me ahmakun, ai e ka për obligim që t’i përmbahet karakterit të vet dhe t’i shmanget karakterit të këtij shoqëruesi. Në të njëjtën kohë, ai duhet ta falënderoj Allahun sa më shumë për atë që e ka bërë të kuptoj diçka që të tjerët nuk e kanë arritur.

8 – El-A’mesh ka thënë:

“Heshtja është përgjigja më e përshtatshme ndaj ahmakut.”

9 – I mençuri është sprovuar me të shoqëruarit me dikë që ka cilësi të tilla, nganjëherë ai duhet të shtiret kinse nuk ka ndodhur ndonjë gjë. Butësia ndonjëherë është nënshtrim, e ndonjëherë kjo është shtylla e mençurisë.

10 – Sufjan eth-Theuri ka thënë:

“Njeriu është krijuar vetëm si ahmak. Përndryshe, nuk do kishte pasur vlerë jeta e tij!”

Shpërndaje: