Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Ndryshimi i kiblës dhe obligimi i agjërimit

Imam Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 45
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Në të njëjtin vit ndodhi edhe ndërrimi i kiblës, drejtimi i faljes nga Jerusalemi drejt Qabes. Kjo u bë pas 16 muajsh pas ardhjes së profetit ﷺ në Medine. Sipas një transmetimi tjetër thuhet se kjo ndodhi pas 17 muajsh. Të dyja këto transmetime janë përmendur nga imamët Bukhari dhe Muslimi.

Të parët që u falën në drejtim të Qabes ishin Ebu Said bin El-Mu’alla dhe shoku i tij, siç transmetohet nga Nesai.

“Kemi dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke u predikuar njerëzve dhe ai lexoi ndërrimin e kiblës. I thashë shokut tim: “Eja dhe ti falim dy rekate në mënyrë që ne të jemi të parët që u falën drejt qabës.” Ne shkuam dhe u fshehëm dhe u falëm drejt saj. Pastaj erdhi i dërguari i Allahut ﷺ zbriti dhe e fali namazin e drekës me njerëzit.”

Ata dëgjuan të dërguarin e Allahut ﷺ duke u predikuar njerëzve dhe duke përmendur ndërrimin e kiblës. 

Ebu Saidi i tha shokut të tij: “Eja të falim dy rekate, në mënyrë që të jemi të parët që falen drejt Qabes.” Ata u larguan, u fshehën dhe u falën në atë drejtim. Më vonë, i dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe e fali me njerëzit namazin e drekës në drejtim të Qabes.

Gjithashtu agjërimi i Ramazanit u bë obligim dhe një ditë më pas u obligua edhe zekatul fitri.

 

 

  

Shpërndaje: