Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Nisja për në Arafat

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 28-29

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

61 – Pas lindjes së diellit në ditën e Arafatit (ditën e 9 të Dhul Hixhes), haxhiu niset për në Arafat. Ndërkohë ai mund të lexojë telbijen ose të thotë:

 (Allahu ekber) الله أكبر

”Allahu është më i madhi.”

Sahabët e profetit (salAllahu alehi ue selem) vepruan që të dyja edhe kur ata e bënë haxhin me të – dhe askush nuk u qortua për veprimin e tij1.

62 – Pastaj vendosesh në Namireh2 afër Arafatit. Ndërsa Namireh nuk i përket “Arafah”. Vendi duhet të braktiset pak para drekës.

63 – Kur të ketë hyrë dreka ai vazhdon për në Uraneh që është pak para Arafatit dhe ndalet aty3. Aty imami duhet të mbajë një hutbe të përshtatshme për situatën.

64 – Aty ai duhet t’u prijë njerëzve në namaz. Dreka dhe ikindia duhet të shkurtohen dhe të bashkohen dhe të falen në kohën e drekës.

65 – Thirret një ezan dhe dy ikamete.

66 – Asnjë namaz tjetër nuk falet mes tyre4.

67 – Ai që nuk mund të falet me imamin ose falet vetë, ose me grupin e tij5.


1 Bukhari dhe Muslimi.

2 Për t’u vendosur në këtë vend, si dhe tek vendi pas tij, sot mund të jetë e pamundur për shkak të turmës së madhe. Nëse i kaloni ato dhe arrin në Arafat, kështu që nëse do Allahu nuk ka të keqe.

Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Prej ritualeve prej të cilave përfshin Sunneti i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) janë qëndrimi në Mina në ditën Teruijeh, qëndrimi gjatë natës së Arafatit, qëndrimi në Uraneh deri në drekë, nisja për në Arafat, hutbeja dhe namazi gjatë rrugës për në luginën e Uraneh, janë të ligjësuara sipas konsensusit të dijetarëve. Por për shkak të gjitha bidateve aktuale, shumë autorë nuk i dallojnë ato. As masa e gjerë. “(Mexhmu-ul-Fataua (26/168))

3 Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

4 Nuk është transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) fali namaz nafile para drekës ose pas ikindisë as gjatë haxhit, apo ndonjë udhëtimi tjetër. As nuk është konfirmuar se ai (salAllahu alejhi ue selem), si udhëtarë të ketë falur ndonjë namaz nafile që lidhen me namazet farze, përveç dy rekateve para sabahut dhe vitrin.

5 Trasnmetuar nga Bukhari me një zinxhir të transmetimit të redaktuar. Shih “Mukhtasar el-Bukhari” (3/25/89).

Shpërndaje: