Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të burrit mbi gruan është që ajo të ruaj pasurin e tij dhe të mos shpenzojnë asgjë pa lejen e tij. Ne kemi dëgjuar se si profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në lidhje me gratë më të mira:
”Ajo që i bindet burrit të saj kur ai e urdhëron, e gëzon kur ai e shikon dhe e ruan atë me veten e tij dhe pasurinë e tij.”
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thënë:
”Nuk është e lejuar për një grua që të shpenzojë diçka nga pasuria e burrit të saj pa lejen e tij.” 1
Nëse i jep leje asaj që të shpenzoj dhe ajo shpenzon me masë shpërblehen që të dy.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Nëse gruaja shpenzon nga ushqimi i shtëpisë së saj me masë, ajo do të shpërblehet për atë që ka dhënë, ndërsa burri i saj për atë që ka fituar.” 2
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Nëse gruaja jep sadaka nga shtëpia e burrit të saj ajo shpërblehet dhe po ashtu edhe burri i saj pa iu mangësuar shpërblimi asnjërit për shkak të shpërblimit të tjetrit.” 3
Dijetarët thonë se gruas i lejohet të shpenzojë nga shtëpia e burrit të saj, ose nga pasuria e burrit të saj, në tri raste:
1 – Nëse burri i jep gruas së tij një leje të veçantë për të shpenzuar. Me këtë shpërblehet edhe ajo edhe ai tërësisht dhe shpërblimi i asnjërit nuk reduktohet.
2 – Nëse burri i jep gruas së tij një autorizim të përgjithshëm për të shpenzuar nga pasuria e tij. Në këtë rast ata ndajnë shpërblimin.
3 – Nëse burri nuk i jep leje gruas për të shpenzuar nga pasuria e tij. Nëse ajo në këtë rast jep diçka nga pasuria e tij, ai shpërblehet ndërsa ajo mëkaton.
1 Et-Tajalisi (1223) dhe përmes zinxhirit të tij të transmetimit Bejhaki (4/8108). Transmetuar edhe nga Ahmedi (5/267), Ebu Davudi (3565), Tirmidhi (670) dhe Ibn Maxheh (2295) me formulimin:
”Gruas nuk i lejohet që të shpenzojë nga shtëpia e burrit të saj pa lejen e tij.”
Zinxhiri i tarnsmetimit është – nëse do Allahu – i mirë. Është i mirë sipas Tirmidhiut dhe Albanit në ”Sahih-ut-Targhib” (943).
2 Bukhari (2065) dhe Muslimi (1024). Formulimi është i Bukharit.
3 Ahmedi (6/99), Nesai (2539) dhe Tirmidhi (671) i cili e klasifikoi atë si të mirë.