Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

26.Nisja nga Arafat

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 30

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

74 – Pas perëndimit të diellit haxhilerët largohen nga Arafati dhe nisen me qetësi për në Muzdelifeh. Haxhiu duhet të shmangë çdo lloj turme me njerëz. Nëse do të ketë zbrazëti, ai duhet të rrisë shpejtësinë.

75 – Kur të arrin në Muzdelifeh, thirret ezani, pastaj ikameti dhe falet namazi i akshamit tri rekate. Pas kësaj përsëritet ikameti dhe falet namazi i jacisë dy rekate. Namazet duhet të bashkohen.

76 – Nëse është e nevojshme, lejohet të falet çdo namaz në kohën përkatëse1.

77 – Ai nuk duhet të falë diçka në mes tyre ose pas jacisë2.

78 – Pastaj duhet fjetur deri sa të fillon namazi i sabahut.

79 – Kur të bëhet e qartë se ka hyrë namazi i sabahut, ai duhet falet në fillim të kohës së tij me një ezan dhe një ikamet.


1 Ky është mendimi i Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes që ai e bazon në atë që është vërtetuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe sahabët e tij, e cila është përmendur në Bukhari (25/94/801). Shih “Mukhtasar el-Bukhari”.

2 Shejkh-ul-Islam ka thënë:

“Në Muzdelifeh, akshami duhet falur para se devetë të bien të pushojnë. Pasi që ato të kenë rënë për të pushuar, falet namazi i jacisë që tregon se namazet duhet falur menjëherë). Sidoqoftë, lejohet të shtyhet namazi i jacisë.”

Shpërndaje: