Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

26.Obligimi i kërkimit të dijes

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse e ke kuptuar këtë, dhe se do të ketë armiq që ulen në rrugën e thirrjes tek Allahu, të cilët zotërojnë oratori, njohuri dhe argumente, ti detyrohesh që të mësoshë nga feja e Allahut atë që të pajis për të luftuar kundër këtyre shejtanëve, udhëheqësi dhe përfaqësuesi i të cilëve i tha Zotit të vet (azze ue xhel):

“Iblisi tha: “Për shkak se më humbe mua, vërtet që unë do të jem në pritë kundër tyre (njerëzve) në rrugën Tënde të drejtë. Pastaj do t’u afrohem atyre përballë dhe pas shpine, nga e djathta dhe nga e majta dhe Ti do të shohësh shumicën e tyre të mos jenë falënderuesit e Tu (nuk do të jenë të bindur ndaj Teje).” 7:16-17

Shpjegimi

Pasi ta kesh kuptuar se këta armiq zotërojnë oratori, njohuri dhe argumente me të cilat ata e mveshin të vërtetën me të pavërtetën, ti obligohesh të përgatitesh kundër tyre. Kjo përgatitje bëhet në dy mënyra:

E para: Autori (rahimehullah) sinjalizoi, d.m.th që ti të posedosh argumente të bazuara në Sheriat dhe logjikë, me të cilat do të refuzosh dëshmitë dhe gënjeshtrat e këtyre njerëzve.

E dyta: Që të ke dije lidhur me gënjeshtrat e tyre në mënyrë që të mund t’i refuzosh këta njerëz. Kështu thotë Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) në librin e tij “Dar ‘Ta’arudh-in-Nakl uel-Akl”:

“Nuk ka njeri që argumentohet me një argument për të arritur të kotën, vetëm se ai argument do të jetë kundër tij dhe jo për të.”

Kjo çështje është ashtu sikurse ai (rahimehullah) ka thënë. Nëse gënjeshtari argumenton me një argument të vërtetë për të arritur të kotën e tij, ai bëhet një argument kundër tij dhe jo për të. Prandaj, ata që duan të debatojnë me këta njerëz, duhet të sigurohen që të vërejnë dy çështje:

E para: Ta kuptojnë se çfarë dije ata posedojnë që të jenë në gjendje për t’i refuzuar ata me të njëjtën dije.

E dyta: Ti kuptojë argumentet Sheriatike dhe logjike me të cilat ai do t’i refuzojë këta njerëz.

Shpërndaje: