Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

26.Pastrimi nga gjërat e papastra

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

9 – Nuk ka nevojë për një numër të caktuar larjesh për pastrimin e tokës. Mjafton që tokës t’i hidhet ujë plotësisht për tu pastruar. Prandaj profeti ﷺ urdhëroi që urina e beduinit të shpërlahet me ujë një herë dhe jo në mënyrë të përsëritur.

Por nëse papastërtia është e tillë si p.sh. jashtëqitjet (materiet fekale) apo gjaku, papastërtia duhet të hiqet së pari. Pastaj lahet vendi. Dhe nëse papastërtia është si p.sh. urina, mjafton që tokës t’i hidhet ujë sepse uji e pastron tokën.

Shpërndaje: