“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

26.Ringjallja e përhershme

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 36-37

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

21 – Ndërsa Ai ringjallë të vdekurit dhe meriton të ketë këtë emër para se të vdesin ata, Ai gjithashtu meriton të quhet Krijuesi para se Ai t’i krijonte ata.

Shpjegimi

Allahu (subhaneh) përshkruhet përherë me ringjalljen e të vdekurve. Ai jep jetë dhe vdekje. Kjo cilësi nuk mungon derisa Ai me të vërtetë t’i ringjall të vdekurit. Në fakt, Ai gjithmonë e ka atë cilësi. Pasi Ai t’i ringjall të vdekurit bëhet fjalë vetëm për një veprim të ripërtërirë. Allahu (subhaneh) jep jetë dhe vdekje kur Ai dëshiron.

Shpërndaje: