Në Ramazanin e vitit të dytë, i dërguari i Allahut ﷺ ia mësyu një karvanit që po vinte nga Shamia. Karvani udhëhiqej nga Ebu Sufjan Sakhr ibn Harbi dhe përbëhej nga 30 ose 40 burra nga Kurejshët.
Ky ishte një karvan i madh që përmbante pasuri të shumta të Kurejshëve. Profeti ﷺ i nxiti burrat e pranishëm të shkonin atje. Nuk ishte një grup i madh pasi ai përbëhej nga më shumë se 310 burra.
Ishin mbetur 8 ditë nga Ramazani. Profeti ﷺ la Ibn Umm Maktumin -radijAllahu anhu- si zëvendës dhe udhëheqës të namazit në Medine. Kur kishin arritur në Rauha, ai i tha Ebu Lubabah bin Abdil-Mundhirit që të kthehej në Medinë dhe të ishte zëvendësi i tij.
Ata nuk kishin kuaj përveç kuajve të Zubejrit dhe Mikdad ibn El-Esued El-Kindiut. Ata dispononin vetëm 70 deve. Dy, tre, katër dhe madje edhe më shumë persona ndërroheshin për të hipur në të njëjtën deve. I dërguari i Allahut ﷺ, Aliu dhe bin Mardhad bin Ebi Mardhad El-Ghanui ndërroheshin për të hipur në një deve.
Zejd bin Haritheh, skllevërit e të dërguarit të Allahut ﷺ, Anaseh dhe Ebu Kebshe, si dhe Hamzah ndërroheshin për të hipur në një deve. Ebu Bekri, Umeri dhe Abdurr-Rrahman bin Aufi gjithashtu ndërroheshin për të hipur në një deve, dhe kështu me radhë.