Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (16 B), min: 2:50
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Janë transmetuar emra të melekëve si Xhibril, Israfil dhe meleku i vdekjës. Gjithashtu është transmetuar se meleku i vdekjes quhet Azrail. A është kjo autentike?
Përgjigje: Emrat e disa melekëve -alejhimus-selam- janë transmetuar. Shembuj të tyre janë Xhibrili i cili është përgjegjës për shpalljen, Israfili i cili është përgjegjës për fryrjen në sur, Mikaili i cili është përgjegjës për reshjet dhe bimësinë. Këta tre profeti ﷺ e kishte zakon t’i përmend në lutjen hyrëse gjatë namazit të natës:
“O Allahu im! Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe i Israfilit, Krijues i qiejve dhe i tokës, Ti që di të fshehtat dhe dukshmet! (Një ditë) Ti do të gjykosh në mes të robërve të Tu në të gjithë mospajtimet e tyre! Më udhëzo në të vërtetën në të cilën (njerëzit) kishin mospajtime – Me të vërtetë Ti udhëzon në rrugën e drejtë atë që dëshiron.”
Ai i veçoi këta tre sepse atyre u është besuar gjëja që ka jetë. Xhibrilit i besohet ajo që i jep i jetë zemrave. Mikailit i është besuar ajo që i jep jetë tokës. Israfilit i është besuar ajo që i jep jetë trupave. Atij i është besuar fryrja në të.
Lidhur me engjëllin e vdekjes, emri i tij “Azrail” nuk është autentik. Ai quhet “Meleku i Vdekjes”. Allahu ka thënë:
Thuaju: “Meleku i vdekjes i cili është vënë mbi ju, do t’jua merr shpirtrat, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.”1
Nuk është e vërtetë se profeti ﷺe quajti atë “Azrail”.
Sa i përket Malikut, rojës së zjarrit, thuhet në Kuran:
Dhe do të thërrasin: “O Malik (ruajtësi i xhehenemit)! Le të na japë fund Zoti yt.” Ai do t’u thotë: “Sigurisht që do të mbeteni përjetë.”2
1 32:11
2 43:77