“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

27.Allahu nuk ka ortak

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 39-41

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Allahu (te ala) ka thënë:

فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

 “Prandaj mos i sajoni ortak Allahut duke qenë se ju e dini.”1

وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ

E nga njerëzit ka të atillë që adhurojnë të tjerë përveç Allahut, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë, i duan ata sikurse e duan Allahun, por ata që besojnë e duan shumë më tepër Allahun.”2

Shpjegimi

Ashtu si ajetet e mëparshme, këto gjithashtu sqarojnë disa nga cilësitë e Allahut. Metodologjia e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është të besosh në to dhe t’i pohosh ato ashtu sikurse janë shpallur në mënyrën siç i përket Allahut, pa shtrembërim, mohim, imagjinim apo krahasim.

Të njëjtin qëndrim duhet pasur në lidhje me Sunnetin autentik i cili përmend cilësitë e Allahut, është e detyrueshme t’i pohosh ato në një mënyrë që i përshtaten Allahut pa shtrembërim, mohim, imagjinim ose krahasim. Ndër të tjera, Allahu (xhela ue ala) thotë:

فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

“Prandaj mos i sajoni ortak Allahut duke qenë se ju e dini.”

وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ

”E nga njerëzit ka të atillë që adhurojnë të tjerë përveç Allahut, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë, i duan ata sikurse e duan Allahun, por ata që besojnë e duan shumë më tepër Allahun.”

Endad d.m.th. diçka që është i barabartë, i ngjashëm, gjë që Allahu nuk ka të barabartë dhe të ngjashëm. Fjalët e Allahut:

وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ

”E nga njerëzit ka të atillë që adhurojnë të tjerë përveç Allahut, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë, i duan ata sikurse e duan Allahun, por ata që besojnë e duan shumë më tepër Allahun.”

përmendet në mënyrë qortuese. Kjo do të thotë, ka njerëz, adhurues të idhujve, gjë të cilën Allahu e ndalon kur Ai thotë:

فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

 “Prandaj mos i sajoni ortak Allahut duke qenë se ju e dini.”

Prandaj mos adhuro të tjerë sikurse eulija të varrosur, profetë, engjëj, xhinë dhe gurë. Adhurimi i gjithë këtyre është kotësi.

ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ هُوَ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ

Kjo, ngase Allahu është Ai i Vërteti, dhe gjithçka që ata lusin pos Tij është e kotë. Allahu është vërtet Ai i Larti, i Madhi.3

ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ

”Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Merituari, Ai është i Vërteti dhe gjithçka që ata lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij është batil (e rreme, e humbur, e kotë); dhe se vërtet Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi.”4

Është e detyrueshme për të gjithë të pjekurit të adhurojnë vetëm Allahun dhe të heqin dorë nga ortakët. Ata duhet të jenë të bindur dhe të besojnë se Allahu nuk ka asnjë ortak ose të barabartë.

Allahu (te ala) ka thënë:

قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ اللَّهُ الصَّمَدُ  لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ

Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!5

فَلاَ تَضْرِبُواْ لِلّهِ الأَمْثَالَ

Andaj, mos krahasoni asnjë me Allahun!”6

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 7


1 El-Bekare 2:22.

2 El-Bekare 2:165.

3 Haxh 22:62.

4 Lukman 31:30.

5 En-Nas 114:1-4.

6 En-Nahl 16:74.

7 Esh-Shura 42:11.

Shpërndaje: