Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
Por në qoftë se ti kthehesh tek Allahu dhe i bindesh argumenteve të Tij dhe sqarimeve të Tij, ti as do të frikësohesh as do të pikëllohesh.
”S’ka dyshim se intriga e shejtanit është e dobët.” (4:76)
Shpjegimi
Këtu autori (rahimehullah) i jep kurajo atij që i kthehet Allahut (te ala), dhe e njeh të vërtetën, se ai nuk duhet t’u frikësohet argumenteve të gënjeshtarëve. Ato janë vetëm argumente të dobëta dhe intriga të shejtanit. Allahu (te ala) ka thënë:
”S’ka dyshim se intriga e shejtanit është e dobët.” (4:76)