Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 47
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Vajtimi dhe të ndjerit keq është për atë që ka qenë i shkujdesur ndaj obligimeve të Allahut, apo edhe për atë që ka përzier veprat të mira me ato të këqija. Njeriu i tillë është nën dëshirën e Allahut (nëse do e fal dhe nëse do e dënon (v.p.)). (Për të arritur mëshirën e Allahut,) njeriu ndër tjerash duhet të jetë pishman për atë që ka vepruar, çfarëdo qofshin ato vepra.
Njeriu nuk e di vlerën reale të shëndetit përveç atij që është i sëmurë, dhe vetëm i sprovuari me fatkeqësi e di vlerën e gjendjes jo në sprovë.
E njëjta gjë vlen edhe për jetën; vetëm të vdekurit e kuptojnë me të vërtet se çfarë është jeta. Kjo, sepse ata vetëm atëherë e kuptojnë atë që është thënë, ajo në të cilën janë thirrur. Vetëm atëherë kuptohet vlera e veprave të mira, ngase aty shihet se cilat vepra sjellin dobi. Në varr, nuk u jepen grada të larta askujt tjetër përveçse atyre që kanë qenë të devotshëm.
I shkujdesuri do të dëshironte të zinte atë që i ka ikur. Sa më shumë që njeriu të ketë qenë i shkujdesur në këtë botë, aq më shumë do të dëshironte që të kthehej edhe njëherë në këtë jetë në mënyrë që të vepronte atë që nuk e ka vepruar kur ka qenë gjallë. Prandaj, është detyrë e çdo myslimani që të shfrytëzoj shëndetin dhe kohën e lirë, si dy gjëra ndaj të cilave shumica e njerëzve nuk kanë kujdes!
Njeriu vajton dhe mërzitet për fatkeqësinë që e ka kapluar për shkak se ai është neglizhues ndaj agonisë dhe vështirësive të vdekjes, e harron vetminë që do ta përjetoj në varr, përulësinë dhe frikën. Pastaj, çështja e Munkerit dhe Nekirit (alejhimas-selam!) dhe koha e gjatë që do të qëndroj nën dhe qoftë kjo në mirësi apo në dënim! Pastaj, ngritja nga varri dhe dalja para Allahut. Pasta, pritja e gjatë për të dhënë llogari dhe vështirësitë e tjera të Ditës së Kiametit. Dhe pastaj vetë llogaridhënia edhe për çështjet më të imëta. Pastaj, çështja e librit në të cilin është e shkruar çdo imtësi dhe nuk i mungon asnjë gjë e vetme nga kjo jetë! Pra, njeriu harron se një ditë do të jetë mes shpresës dhe frikës, ose do të jetë në anën e grupit djathtë apo në anën e grupit të majtë.
Nëse njeriu i prekur nga fatkeqësia i kujton siç duhet këto sprova të lartpërmendura të cilat e presin atë në çdo moment, e të cilat do t’i përjetoj pa asnjë pikë dyshimi –edhe pse ai është neglizhues dhe jo i përgatitur, kjo do ta bënte atë që ta harroj fatkeqësinë që po e përjeton, dhe do të mbështetej në durim dhe të kënaqurit me atë që Allahu i ka caktuar për të që t’i ndodh.
Nëse njeriu mund të veproj diçka nga e cila i vdekuri mund të përfitoj, kjo është e kërkuara. E në rast se nuk mund ta bëj këtë, së paku nuk duhet ta dëmtoj të vdekurin me atë që ka ndaluar sheriati islam, siç është vajtimi, ankimi, goditja e vetes, grisja e rrobave e veprime apo fjalë të tjera të ndaluara të cilat na i kanë përcjellë të parët tanë të mirë.