Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

27.Shikimet spontane (të rastësishme) të sahabëve, vërtetojnë që sahabijet i kanë pasur fytyrat e zbuluara

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.77-78

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺ ka thënë:

”O Ali! Mos shiko në mënyrë të përsëritur. T’i ke të drejtë (je i justifikuar) në shikimin e parë (të rastësishëm), por jo në të dytin.” 1

Xherir bin Abdil-Lah ka thënë:

“Unë e pyeta të dërguarin e Allahut për shikimin spontan (të rastësishëm) dhe ai ﷺ më urdhëroi që ta largojë shikimin.” 2

El-Kurtubi dhe të tjerët thanë kur përmendën arsyen e zbritjes së ajetit:

وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ

 “Dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar (shami).” 3

 “Gratë e kohës së atëhershme kur e mbulonin kokën dhe e shtrëngonin shaminë rreth saj si populli Na’bat, mbeteshin të pambuluara gjoksi, qafa dhe veshët e tyre. Si rezultat i kësaj Allahu (subhaneh) i urdhëroi ato që të mbulonin kraharorin me një vello.” 4


1 Ebu Davudi (1/335), Tirmidhi(4/14), et-Tahaui në “Sherh-ul-Athar”(2/8-9) dhe “el-Mushkil”(2/352), el-Hakim(3/194) i cili e saktësoi atë sipas kushteve të Muslimit dhe u përkrah nga edh-Dhehebi, el-Bejhaki(7/90) dhe Ahmedi (5/353,357) përmes Sherik, ky nga Ebi Rabi’ah, nga Ibn Burdeh, nga babai i tij, nga profeti . Tirmidhi tha:

Hadithi është hasen garib. Ne nuk e njohim këtë hadith vetëm se përmes transmetimit të Sherikut.”

Do të thotë Sherik bin Abdil-Lah el-Kadhi. Padyshim që, kujtesa e tij ishte e dobët, por hadithi transmetohet gjithashtu edhe në rrugë të tjera. Et-Tahaui, el-Hakim(3/123) dhe Ahmedi (me nr 1369 dhe nr 1373) e transmetuan atë përmes Hammad bin Selemeh i cili tha: Muhammed bin Is’hak na tregoi, ky nga Muhammed bin Ibrahim et-Tejmi, ky nga Selemeh bin Ebi et-Tufejl, nga Ali bin Ebi Talib i cili i tregoi se profeti i tha:..dhe përmendi hadithin. El-Hakim tha se zinxhiri i transmetimit është i saktë (isnad sahih), dhe u mbështet nga edh-Dhehebi.

Në zinxhirin e transmetimit është Ibn Is’hak i cili është mudelis dhe transmetimi i tij ka ardhur në formën e tedlisit (pa treguar qartë se e ka dëgjuar hadithin nga Shejkhu i tij). Sidoqoftë, hadithi është i mirë (hasen) duke u bazuar në këto dy rrugë dhe hadithi tjetër që vjen më pas dëshmon për të.

2 Muslimi(6/182), Ebu Daudi(1/335), Tirmidhi(4/14), ed-Darimi(2/278), et-Tahaui në ”Sherh-ul-Athar” dhe ”el-Mushkil”, el-Bejhaki(7/89-90), el-Hakim(2/396) Ahmedi(4/358-361).

3 24:31

4 el-Xhami li Ahkam-il-Kuran (12/230).

Shpërndaje: