Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

26.Vajtimi dhe grisja e rrobave për të vdekurin

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Gjama (en-Nedbu), (el-Xheuherij ka thënë se,) do të thotë: ”të qash pas vdekjes së personit duke përmendur të mirat e tij”. Ndërsa, ka prej dijetarëve të cilët kanë thënë se, kjo do të thotë: ”Të përmendësh cilësitë e mira të të vdekurit”Vajtimi (Nijahah), el-Kadi ‘Ijad thotë se është: ”Të tubuarit e grave për të vajtuar të vdekurin”. Në ”El-Mugnij” ai thotë se, ”vajtim” do të thotë: ”Të përmendësh cilësitë e mira të të vdekurit duke bërtitur/ngritur zërin”.

Dije -Allahu të mëshiroftë se, kur të goditesh me fatkeqësitë në përgjithësi dhe në rastin në fjalë për vdekjen e dikujt, kërkohet të jesh i qetë, i durueshëm dhe i kënaqur me vendimin e Allahut Te’ala, të falënderosh Allahun për çdo gjendje dhe të thuash: ”Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Gjithashtu, të jepet sadaka për atë që është goditur nga fatkeqësia (që ka vdekur) dhe të lutesh për të. Ndërsa, të gjama, vajtimi, grisja e rrobave, goditja e vetes dhe fjalët e këqija të cilat thuhen nga njerëzit e afërt në raste të tilla, vijnë në kundërshtim me atë që e thamë më parë. Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë ka thënë se, gjama dhe vajtimi është i ndaluar. Në transmetimin e Hambelit ai ka thënë se vajtimi është fatkeqësi.

Kolegët e imam Shafiut dhe të tjerët kanë thënë, se vajtimi është i ndaluar (haram).

Ibn Abdil-Berr ka thënë: ”Dijetarët janë unanim rreth asaj se, nuk është i lejuar vajtimi as për burrat dhe as për gratë.”

Ebul-Hatab Allahu e mëshiroftë, në librin ”el-Hidajeh” ka thënë: ”Gjama, vajtimi, goditja e vetes (zakonisht bëhet goditja në faqe (v.p.)), grisja e rrobave dhe të ecurit këmbëzbathur kur të vdes dikush, është prej veprimeve të urryera në islam.”Ky mendim është i dobët I cili bie ndesh me atë që është përmendur në Sunnet.[1]

 _________________________

[1] Autori e ka për qëllim se, veprimet e tilla nuk janë vetëm të urryera, por ato janë tërësisht të ndaluara (haram).

Shpërndaje: