“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

28.Kapitulli lidhur me oguret

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 99

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

فَإِذَا جَاءتْهُمُ الْحَسَنَةُ قَالُواْ لَنَا هَذِهِ وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ يَطَّيَّرُواْ بِمُوسَى وَمَن مَّعَهُ أَلا إِنَّمَا طَائِرُهُمْ عِندَ اللّهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لاَ يَعْلَمُونَ

”Por sa herë që u vinte ndonjë e mirë, ata thonin: “Këtë e kemi merituar!” E kur i godiste ndonjë e keqe, atë merrnin si ogur të zi që vinte prej Musait dhe popullit të tij. Por jo! Allahu ishte Ai që ua ndillte fatin e zi, ndonëse shumica e tyre nuk e dinin!” El-A’raf 7:131

2 – Allahu -te ala- po ashtu ka thënë:

قَالُوا طَائِرُكُمْ مَعَكُمْ أَئِن ذُكِّرْتُم بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ مُّسْرِفُونَ

”Ata u përgjigjën: “Fatkeqësia, që ju ndodhi, mund të vijë vetëm nga vetja juaj. Vallë, për shkak se po ju këshillojmë, na kërcënoni?! Ju jeni popull që kaloni çdo lloj kufiri.” Ja Sin 36:19

3 – Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tregon se i dërguari ﷺ ka thënë:

“Nuk ka sëmundje ngjitëse, nuk ka ogur për shkak të zogjve, nuk ka ogur për shkak të bufave, nuk ka ogur për shkak të muajit Safer.

Bukhari (5757) dhe Muslimi (2220).

Muslimi gjithashtu transmetoi shtojcën: ”nuk ka nau (nuk bjerë shi për shkak të vajtimit)1 dhe nuk ka ghul (shejtan i cili i frikësonte njerëzit në shkretëtirë)2.” Muslimi (2222)

4 – Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Enesi i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Nuk ka sëmundje ngjitëse e as ogur. Megjithatë, unë e dua optimizmin.” Ata thanë: “Çka është optimizmi?” Ai tha: “Fjala e bukur.“

Bukhari (5776) dhe Muslimi (2224).

5 – Ebu Daudi transmetoi me zinxhir të saktë transmetimi përmes Ukbeh bin Amir -radijAllahu anhu- i cili tha:

“Oguret u përmenden në prani të dërguarit të Allahut ﷺ, dhe ai tha:

“Më e mira e saj është optimizmi. Oguri nuk duhet ta ndaloi muslimanin. Nëse sheh diçka që urren duhet të thotë:

اللهم لا يأتي بالحسنات إلا أنت ، ولا يدفع السيئات إلا أنت ، ولا حول ولا قوة إلا بك

“O Allah! Askush tjetër përveç Teje nuk e sjell të mirën dhe askush përveç Teje nuk e largon të keqen dhe nuk ka asnjë lëvizje apo forcë përveçse përmes Teje.”

Ebu Daudi (3919), Ibn Ebi Shejbeh (26392) dhe Bejhaki (16298). I dobët sipas Albanit në ”Daif Sunnen Ebi Daud (843)”.

6 – Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:

“Oguret janë idhujtari, oguret janë idhujtari. Nuk ka asnjë prej nesh që nuk i përjeton ato, por Allahu i largon ato me besim.“8

Transmetuar nga Ebu Daudi (3910), Tirmidhi  (1614) i cili tha se hadithi është autentik  (1614, Ibn Maxheh (3538) dhe Ahmedi (3687) dhe pjesa e fundit e hadithit janë fjalët e Ibn Mesudit -radijAllahu anhu-. Autentik sipas Albanit në ”Sahi Sunnen Ibn Maxheh (2850)”.

7 – Ahmedi transmeton nga Ibn Amër:

“Ai që parandalohet nga oguri ka bërë idhujtari.” Ata thanë: “Si bëhet shpagimi për këtë?” Ai tha: “Duke thënë:

اللهم لا خير إلا خيرك و لا طير إلا طيرك و لا إله غيرك

“O Allah! Nuk ka mirësi përveç mirësisë Sate, nuk ka ogur përveç ogurit Tënd dhe nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Teje.”

Ahmedi (7045). Autentik sipas Albanit në ”Islah-ul-Mesexhid (1/116)”.

8 – Ai gjithashtu transmetoi nga el-Fadl bin Abbasi -radijAllahu anhuma- se ai ka thënë:

“Ogur është vetëm ajo që të shtynë të bësh diçka apo të parandalon nga diçka.”

Ahmedi (1824). I dobët sipas Shuajb Arnautit.

Shpjegimi nuk është regjistruar.


1 Shejkh Ruhejli: https://youtu.be/TpqfYpKlwXo

2 Imam Uthejmin: https://youtu.be/NWrelTVC1O4

Shpërndaje: