Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

28.Lutjet kur të fryn era dhe kur bie shi

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

126 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se ai e dëgjoi të dërguarin e Allahut duke thënë:

الريح من روح الله ، تأتي بالرحمة ، و تأتي بالعذاب ، فإذا رأيتموها فلا تسبوها ، و اسألوا الله خيرها ، و استعيذوا بالله من شرها

“Era është prej mëshirës së Allahut e cila vjen me mëshirë ose me ndëshkim. Prandaj, nëse ajo vjen mos e fyeni, por luteni Allahun që përmes saj t’ua sjell hajrin, ndërsa kërkoni mbrojtjen e Allahut prej të keqes së saj.”

Transmeton Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh.

Edhe Ahmedi. Zinxhiri i transmetimit është i mirë. Neueui dhe të tjerët e vërtetuan atë. Sidoqoftë, hadithi është autentik.

127 – Aishah (radijAllahu anha) tha kur era fillonte të fryjë me të madhe, profeti thoshte:

اَللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهاَ ، وَ خَيْرَ ماَ فِيهاَ ، وَ خَيْرَ ماَ أُرْسِلَتْ بِهِ ، وَ أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهاَ ، وَ شَرِّ ماَ فِيهاَ ، وَ شَرِّ ماَ أُرْسِلَتْ بِهِ

“O Allahu im, kërkoj nga ti të mirën e saj, të mirën që ka në të dhe të mirën me të cilën dërgohet. Gjithashtu, më mbroj prej të keqes së saj, të keqes që ka në të dhe prej të keqes që është dërguar me të.”

Transmeton Muslimi.

128 – Aishah (radijAllahu anha) tha kur profeti shihte që retë po tuboheshin lartë në qiell, e linte punën dhe lutej:

اَللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهاَ

“O Allah im, kërkoj mbrojtjen tënde nga e keqja e saj.”

Dhe kur binte shi, thoshte:

اَللَّهُمَّ صَيِّباً هَنِيئاً

“O Allah, bëje këtë shi të begatshëm dhe të dobishëm.”

Transmeton Ebu Daudi, Nesai dhe Ibn Maxheh.

Edhe Ebu Auaneh. Zinxhiri i transmetimit është autentik sipas kushteve të Muslimit.

Shpërndaje: