Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

28.Namazi i sabahut në Muzdelifeh

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 30-31

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

80 – Të gjithë haxhilerët, përveç të dobëtëve dhe grave, janë të obliguar të falin namazin e sabahut në Muzdelifeh. Për të shmangur kallaballëkun të dobëtit dhe gratë largohen nga Muzdelifeh pas mesnatës.

81 – Pas kësaj, haxhiu shkon tek kodra në Muzdelifeh. Ai duhet të ngjitet në të, të kthehet kah Qabja dhe të bëj hamd dhe ta lavdërojë Allahun derisa të ndritët mirë.

82 – Është e vlefshme dhe e lejuar të qëndruarit në tërë Muzdelifen.

83 – Para se të lind dielli, haxhiu niset në heshtje për në Mina ndërsa ai lexon telbijen.

84 – Kur ai të arrin në luginën Muhassir, ai e rrit shpejtësinë, nëse është e mundur. Vendi i përket Minës.

85 – Pastaj duhet marrë rrugën e mesme që çon tek shtylla e madhe që të hidhen gurët.

Shpërndaje: