Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 36-37
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimame.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
Argument se betimet janë adhurim janë fjalët e Tij:
يُوفُونَ بِالنَّذْرِ وَيَخَافُونَ يَوْمًا كَانَ شَرُّهُ مُسْتَطِيرًا
”Ata janë që i zbatojnë betimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.” El-Insan, 76:7
Shpjegimi
Edhe betimi është adhurim.
Allahu -te ala- ka thënë:
يُوفُونَ بِالنَّذْرِ
”Ata janë që i zbatojnë betimet e tyre…”
وَمَا أَنفَقْتُم مِّن نَّفَقَةٍ أَوْ نَذَرْتُم مِّن نَّذْرٍ فَإِنَّ اللّهَ يَعْلَمُهُ
”Allahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë betim.” El-Bekare, 2:270
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që është betuar se do të bëjë një adhurim për Allahun duhet ta bëjë atë, ndërsa ai që është betuar për ndonjë mëkat, nuk duhet ta bëjë atë.”
Transmeton Bukhari (6696).
Pra betimi është adhurim dhe bindje ndaj Allahut. Ai që betohet duhet ta përmbush atë. Megjithatë, betimi nuk është i pëlqyer sepse me të njeriu e obligon dhe ngarkon veten. Prandaj profeti ﷺ ndaloi betimin dhe tha:
“Betimi nuk sjell asnjë të mirë. Betimi del vetëm nga koprraci.”
Transmeton Bukhari (6608) dhe Muslimi (1639).
Por pasi të bëhet një betim duhet përmbushur atë.
I dërguari ﷺ ka thënë:
“Ai që është betuar se do të bëjë një adhurim për Allahun duhet ta bëjë atë.”
Nëse ai betohet për të bërë një adhurim të tillë si namazi, agjërimi dhe lëmosha, ai duhet ta përmbushë atë.