Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq.31-32
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
86 – Në Mina haxhiu grumbullon gurët që dëshiron të hedh në shtyllën e Akabës. Kjo shtyllë është më e largët dhe është më së afërmi Mekës.
87 – Ai duhet të kthehet kah shtylla dhe të ketë Mekën në të majtë dhe Mina në të djathtë.
88 – Pastaj ai hedh në të shtatë gurë. Gurët duhet të jenë pak më të mëdhenj se sa humusi.
89 – Në çdo gjuajtje ai thotë:
الله أكبر
(Allahu Ekber)
“Allahu është më i madhi.”1
90 – Pas hedhjes së fundit, telbijeh mbaron.
91 – Gurët lejohet të hedhen vetëm pas lindjes së diellit. Kjo vlen edhe për gratë dhe të dobëtit të cilëve u lejohet të largohen nga Muzdelifeh pas mesnatës. Largimi është një gjë dhe hedhja e gurëve krejtësisht një gjë tjetër3.
92 – Nëse hedhja e gurëve do të jetë e mundimshëm në mëngjes, lejohet të kryhet në pasdite deri në mbrëmje. Kjo përmendet në një hadith të konfirmuar.
93 – Pas hedhjes së gurëve, çdo gjë bëhet e lejuar përveç kontaktit bashkëshortor pa marrë parasysh nëse është therur kurbani apo janë rruar flokët. Pas kësaj i lejohet haxhiut të vesh rrobat dhe të parfumohet (parfumimi vlen vetëm për mashkullin).
94 – Kushdo që dëshiron të mbajë haxhin Temettu duhet ta bëjë Tavaf-ul-Ifadah të njëjtën ditë. Nëse ai nuk munde ta bëjë këtë para perëndimit të diellit, ai hynë përsëri në ihram në të cilin ai ishte para hedhjes së gurëve. Kështu që ai duhet të heqë rrobat e tij dhe t’i zëvendësojë me veshje të ihramit.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Këtë ditë, çdo gjë, përveç grave, bëhet e lejuar përsëri pasi të keni hedhur gurët. Në qoftë se dielli perëndon para se të kryeni tavafin rreth kësaj shtëpie, ju ktheheni në ihram ashtu sikurse ishit para se të goditnit shtyllën dhe para bërjes tavaf rreth Qabes.”4
1 Disa autorë përmendin shtojcën:
اللهم اجعله حجا مبرورا
“O Allah! Le të jetë një haxh i pranuar… “
Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar prej tij (salAallahu alejhi ue selem), të cilën e kam bërë të qartë në “ed-Da’ifah” (1107).
2 Transmetuar nga Ibn Khuzejmeh në “es-Sahih” të tij. Ai tha:
“Hadithi është autentik dhe shpjegon transmetimet e mëparshme dhe të përgjithësuara. Ky sqaron se “… derisa ai të hedh gurë në shtyllën Akabeh …” i referohet gurëzimit të përsosur.” (Fet’h-ul-Bari (3/426))
3 Këtë mendim e kam shpjeguar në detaje në origjinal, fq. 80. Referojuni atij nëse dëshironi që të sqarohet.
4 Hadithi është autentik. Disa dijetarë, duke përfshirë Ibn-ul-Kajimin, e forcojnë atë, diçka që unë kam bërë të qartë në “Sahih Ebi Davud” (1745).
Para se ky punim të përhapej, disa dijetarë të shkëlqyeshëm besonin se hadithi nuk është i saktë. Disa madje thanë se është i dobët. Në fakt edhe unë e bëra këtë në disa nga librat e mi. Mendimin tim të vjetër e bazova në zinxhirin tek Ebu Davudi, edhe pse Ibn-ul-Kajim dhe Hafidh Ibn Haxheri e forcuan atë në “et-Tehdhib” dhe “Telkhis-ul-Khabir” kur ata nuk e përmendën atë. Pastaj gjeta një tjetër zinxhir që të bind që të refuzosh dobësinë e tij dhe në vend të kësaj ta vërteton atë. Fakti që ai është në një libër që shumica e njerëzve nuk kanë qasje në të, në librin e Imam et-Tahaviut që quhet “Sherh Ma’ani el-Athar”, kjo ishte e fshehur për ta sikurse ishte e fshehur për mua. Kështu, ata besonin se ishte i huaj dhe i dobët. Po kështu, ata gjetën mbështetje në fjalët e disa dijetarëve:
“Unë nuk di që ndonjë dijetarë ta ketë praktikuar atë.”
Një mendim i tillë është mohim, jo njohuri. Është e njohur gjerësisht se njohuria që mohohet rreth një gjëje nuk nënkupton mohimin e ekzistencës së asaj gjëje. Nëse një hadith nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) është konfirmuar dhe konkret, ai duhet të pasohet. Kështu, çështja nuk ka të bëjë me qëndrimin e dijetarëve ndaj tij. Imam Shafi’i ka thënë:
“Një transmetim duhet të pranohet sapo të konfirmohet edhe pse imamët nuk e praktikojnë atë. Hadithi i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) konfirmohet vetvetiu dhe nuk duhet ti jepet përparësi diçkaje tjetër.”
Hadithi i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) është aq i çmuar që veprimet e dijetarëve të përbëjnë një argument kundër tij. Hadithi në vetvete është një burim i pavarur që gjykon dhe nuk gjykohet. Përveç kësaj, disa dijetarë e kanë praktikuar hadithin aktual. Njëri prej tyre ishte tebiini fisnik Urueh bin ez-Zubejr. Kush tani ka të drejtë të mos e pasojë atë?
إِنَّ فِي ذَلِكَ لَذِكْرَى لِمَن كَانَ لَهُ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى السَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌ
“Vërtet që në të ka padyshim kujtim për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm e dëshmues.” 50:37
Dije edhe se hedhja e gurëve nga haxhiu është sikurse falja e bajramit. Si rezultat, Ahmedi rekomandoi që namazi i bajramit të bëhet në kohën kur bëhet therja e kurbanëve në Mina. Prandaj, profeti (salAllahu alejhi ue selem) mbajti hutben në ditën e Nahrit (kurbanit) pas hedhjes së gurëve. Ai gjithashtu mbajti hutben në Medine pas namazit të bajramit. Të rekomanduarit namazin e bajramit në Mina përgjatë formulimeve të përgjithshme apo analogjive nuk është vetëm gabim por edhe një dëshmi e injorancës rreth Sunnetit. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe kalifët e tij kurrë nuk e falën namazin e bajramit në Mina, e cila është bërë e qartë nga Ibnu Tejmijeh në “Mexhmu-ul-Fataua” (26/180).