Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

29.Gruaja fatkeqe

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Këto janë udhëzimet e islamit për gruan në lidhje me burrin e saj dhe të drejtat e tij. Nëse gratë do t’i kishin përmbushur këto, shtëpitë e tyre do të përbëheshin nga një lumturi e plotë. Por ka disa gra sot që nuk i dijnë këto të drejta, prandaj janë shpeshtuar divorcet, abuzimet dhe grindjet.

Sot dëgjojmë për disa gra, të cilat e kanë lënë pas dore butësinë e tyre, e kanë harruar sekretin dhe feminitetin e tyre, duke u kthyer në tirane dhe pushtuese ndaj burrave të tyre të dobët. Nëse ato u japin burrave të tyre diçka, ato ua kujtojnë atë, e nëse ato u kërkojnë burrave të tyre diçka që ata nuk mund tu´a japin, ato i kritikojnë ata për varfëri dhe paaftësi. Kur ai vjen në shtëpi, ajo fillon ta fyej dhe të mrrolet, e kur ai del ajo e shtyen për qafe. Burri i saj nuk ia mbushë syrin e as nuk ia kënaqë shpirtin. Ajo shfaqet në çdo derë dhe dritare. Ajo shpalos fytyrën e saj, ose të paktën një pjesë të saj para burrave të huaj. Nëse ajo flet me burrin e saj, i tregon se si një burrë tjetër i ka dhënë gruas së tij këtë dhe atë dhe ka bërë për të këtë dhe atë, sa në gjendje të keqe ajo gjendet dhe se si burra bujarë i propozuan martesë asaj, por fati është fat.

Kur ajo është në shtëpi me burrin e saj, ajo e sheh veten si e burgosur, nuk parfumoset as nuk zbukurohet. Kur burri i saj e shikon atë ai bezdiset prej pamjes së saj, flokët e saj janë të çrregulluara, rrobat e saj janë të pista. Kur është në shtëpi, ajo është e ndyrë dhe është e rrethuar nga rrobet sikurse një kokë qepe, por menjëherë kur të delë nga shtëpia ajo parfumoset dhe zbukurohet. Kjo është gruaja e mjerë, e cila më të mirën e saj e bën për të tjerët, ndërsa më të keqen e lë për burrin e saj.

Kur ajo shkon tek shoqet e saj ajo është e gëzuar dhe e lumtur, flet bukur, qëndron bukur. Fjalët e saj dhe shoqërimi më të nuk janë mërzitëse. Menjëherë kur të kthehet në shtëpi ajo shndërrohet në luan. Kur ajo flet, flakë i del nga goja, kur bën diçka bën marre. Burri i saj nuk përjeton asnjë mirësi në të. Vërtetë kjo është një grua fatkeqe. Si dëshiron që të jetë e lumtur kur ajo kundërshton fenë e saj, zemëron Zotin e saj dhe hidhëron burrin e saj? Ajo duhet të kontrolloj vetveten, sepse jeta e ka exhelin.

Shpërndaje: