Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 100-101
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Bukhari transmetoi në ”Sahihun” e tij se Katadeh ka thënë:
“Allahu i krijoi yjet për tre arsye; ato e zbukurojnë qiellin, me to gjuhen shejtanët dhe ato shërbejnë si orientues për udhëtarët. Kushdo që thotë ndryshe ka gabuar, e humb hisen e tij dhe flet për diçka që nuk ka dije.”
2 – Katadeh e urrente mësimin e orbitave të hënës. Ibn Ujejneh nuk e lejonte këtë. Këtë e përmendi Harbi. Megjithatë, Ahmedi dhe Is’haku e lejuan mësimin e orbitave.
3 – Ebu Musa tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Tre njerëz nuk do të hyjnë në xhenet; alkoolisti, ai që shkëput lidhjet familjare, dhe ai që beson në magji.”
Ahmedi (19587), Ibn Hibani (5346) në “es-Sahih”. dhe Hakimi (7234). I mirë përmes të tjerëve sipas Shuajb Arnautit.
Shpjegimi
Autori përmendi astrologjinë për shkak se ajo është përhapur shumë. Astrologjia është që të hamendësosh se çfarë kanë për të thënë yjet. Astrologjia është që sipas fenomeneve të trupave qiellore të arrish fenomenet tokësore. Për këtë arsye ata shikonin yjet dhe se si ato mblidheshin dhe ndaheshin, ngriteshin dhe zbrisnin, afroheshin dhe veçoheshin. Ata pretendojnë që nëpërmjet tyre ata tregojnë se çfarë do të ndodh. Kjo është kotësi dhe i do të thotë të pretendosh se ke dije rreth gajbit gjë të cilën Allahu e ka ndaluar kur tha:
قُل لَّا يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الْغَيْبَ إِلَّا اللَّهُ وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ
Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di gajbin (të fshehtën, të panjohurën), as nuk do ta dinë se kur do të ringjallen.” En-Neml, 27:65
Ndërsa lejohet studimi i yjeve për të njohur orbitat e hënës, për të ditur kohët e namazit dhe reshjet. Këtë mendim e ka Ahmedi dhe Is’hak bin Rahojah.
1 – Bukhari transmetoi në ”Sahihun” e tij se Katadeh ka thënë:
“Allahu i krijoi yjet për tre arsye; ato e zbukurojnë qiellin, me to gjuhen shejtanët dhe ato shërbejnë si orientues për udhëtarët. Kushdo që thotë ndryshe ka gabuar, e humb hisen e tij dhe flet për diçka që nuk ka dije.”
Allahu -te ala- ka thënë:
وَلَقَدْ زَيَّنَّا السَّمَاء الدُّنْيَا بِمَصَابِيحَ وَجَعَلْنَاهَا رُجُومًا لِّلشَّيَاطِينِ
”Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar shejtanët.” El-Mulk, 67:5
وَعَلامَاتٍ وَبِالنَّجْمِ هُمْ يَهْتَدُونَ
”Ai ka vënë edhe shenja të tjera, si dhe yjet, nëpërmjet të cilave njerëzit orientohen.” En-Nahl, 16:16
Katadeh ka thënë:
“Kushdo që thotë ndryshe ka gabuar, e humb hisen e tij dhe flet për diçka që nuk ka dije.”
Do të thotë, nëse ai thotë se yjet vërtetojnë dijen rreth gajbit, ai është gabim, humbet hisen e tij në jetën e ardhshme dhe merret me diçka për të cilën ai nuk ka dije. Ai tha:
“…dhe ato shërbejnë si orientues për udhëtarët.”
Kjo është dije lidhur me orbitat dhe trajektoret.
2 – Katadeh e urrente mësimin e orbitave të hënës. Ibn Ujejneh nuk e lejonte këtë. Këtë përmendi Harbi. Megjithatë, Ahmedi dhe Is’haku e lejuan mësimin e orbitave.
Mendimi i tyre befason. Edhe Ahmedi dhe Is’haku e lejuan këtë dhe ky është mendimi i saktë.
3 – Ebu Musa tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Tre njerëz nuk do të hyjnë në xhenet; alkoolisti, ai që shkëput lidhjet familjare, dhe ai që beson në magji.”
Sa për alkoolistin, ky është një kërcënim i drejtuar kundër tij për shkak se kjo është një nga mëkatet më të mëdha. Alkoolisti (gjykimi i tij në ahiret) hyn nën vullnetin e Allahut nëse ai nuk pendohet. Por nëse ai e konsideron të lejuar pirjen e alkoolit kjo është kufër (dalje nga feja). Edhe shkëputja e lidhjeve familjare i përket mëkateve të mëdha.
Lidhur me personin i cili beson në magji, d.m.th. nëse ai beson se magjia është e vërteta dhe se ajo ndryshon gjërat dhe se magjistari është në të saktën apo se ai e di gajbin, ky person është kafir. Por nëse ai beson në magjinë në kuptimin se ajo ekziston dhe ndikon, dhe se ajo është e ndaluar dhe është mëkat, atëherë kjo është në rregull sepse Allahu ka thënë se ajo ekziston:
وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ
”E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi.” El-Bekare, 2:102