Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

50.Leximi në namazin e sabahut

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 95-97

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Sa i përket leximit të Kuranit të profetit gjatë namazeve, ato ndryshojnë në varësi të namazeve. Ka një sqarim të hollësishëm për këtë, dhe ne po fillojmë me namazin e parë:

1 – Namazi i sabahut

Ai e kishte zakon që të lexonte sure të gjata mufessel.1,2.

Ndonjëherë ai lexonte suren Uakia dhe të ngjashme në dy rekatet.3

Gjatë haxhit lamtumirës ai lexoi nga surja Et-Tur.4

Ndonjëherë ai lexonte suren Kaf dhe të ngjashme në një rekat.5

Ndonjëherë ai lexonte suret e shkurta mufessel sikurse surja Et-Tekuir.6

Një herë ai lexoi suren Ez-Zelzeleh në të dy rekatet kështu që transmetuesi tha:

”Unë nuk e di nëse i dërguari i Allahut harroi ose e lexoi atë me qëllim.” 7

Një herë ai lexoi gjatë udhëtimit suren El-Felek dhe En-Nas.8

Ai i tha Ukbeh bin Amirit -radijAllahu anh-:

”Lexo suren El-Felek dhe En-Nas në namazin tënd. Askush nuk kërkon mbrojtje me diçka të ngjashme.”9

Ndonjëherë ai lexonte më shumë se kaq. Ai lexonte të paktën 60 ajete ndonjëherë.10 Njëri nga transmetuesit tha:

”Unë nuk e di nëse kjo ishte në një rekat ose në të dyja.”

Ai e kishte zakon që të lexojë suren Er-Rum dhe ndonjëherë suren Jasin.11

Një herë ai a fali namazin e sabahut në Mekë, ai filloi namazin me suren El-Muminun deri sa arriti tek historia lidhur me Musain dhe Harunin12 (ose të Isaut, një nga transmetuesit dyshojë). Pastaj ai filloi të kollitej dhe pastaj zbriti në ruku.13

Ndonjëherë i udhëhoqi ata në namazin e sabahut dhe lexoi suren Es-Saffat14.

Të premteve, ai lexonte suren Es-Sexhdeh në rekatin e parë dhe El-Insan në të dytin15.

Rekati i tij i parë ishte më i gjatë ndërsa i dyti më i shkurtë16.


1 Mufessel përmban shtatë pjesët e fundit të Kuranit. Fillon nga surja Kaf sipas mendimit të saktë.

2 Nesai dhe Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi.

3 Ahmedi, Ibn Khuzejmeh (1/69/1) dhe Hakimi i cili tha se hadithi është autentik dhe Dhehebi u pajtua me këtë.

4 Bukhari dhe Muslimi.

5 Muslimi dhe Tirmidhi. Ky dhe hadithi vijues përmendet në “El-Irua (345)”.

6 Muslimi dhe Ebu Daudi.

8 Ebu Daudi, Ibn Khuzejmeh (2/69/1), Ibn Bishran në ”El-Amali” dhe Ibn Ebi Shejbeh (1/176/12). Ai është autentik sipas Hakimit dhe Dhehebi është pajtuar.

9 Ebu Daudi dhe Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi.

10 Bukhari dhe Muslimi.

11 Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi.

12 Musai përmendet në fjalët e Allahut -te ala-:

”Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me mrekulli dhe argumentet tona të qarta.” 23:45.

Isai përmendet katër ajete më pas:

”Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë rrjedhës.” 23:50

13 Bukhari me një zinxhir të redaktuar dhe Muslimi. Ky përmendet në “El-Irua (397)”.

14 Ahmedi, Ebu Jala në “El-Musnad” dhe El-Makdisi në “El-Mukhtarah”.

15 Bukhari dhe Muslimi.

16 Bukhari dhe Muslimi.

Shpërndaje: