“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

3.Arsyeja e shkruarjes së librit

Imam Muhammed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 36
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pasi që unë nuk kisha parë ndonjë libër përfshirës mbi këtë temë, e pashë veten të detyruar për të shkruar një libër për vëllezërit e mi muslimanë që përfshinë namazin e profetit ﷺ nga tekbiri deri në selam. Qëllimi është që ata që me të vërtetë e duan profetin ﷺ ta kenë të lehtë për të përmbushur urdhrat e tij në hadithin e përmendur:

“Faluni ashtu siç më keni parë duke u falur.”

Prandaj unë jam kujdesur për të hulumtuar libra të ndryshme dhe kam kërkuar hadithe përkatëse. Rezultatin e keni librin para jush. Kushti im ishte vetëm për të përmendur hadithe me zinxhir të saktë1, çdo gjë tjetër është injoruar pa marrë parasysh se çfarë ka të bëjë me namazin. Unë besoj se hadithet e sakta janë të mjaftueshme në mënyrë që të mos kemi nevojë të praktikojmë hadithet e dobëta. Nuk ka asnjë mospajtim në lidhje me atë se hadithet e dobëta përbëjnë vetëm një supozim. Është siç ka thënë Allahu -te ala-:

وَإِنَّ الظَّنَّ لَا يُغْنِي مِنَ الْحَقِّ شَيْئًا

Dhe padyshim se hamendja nuk është asgjë ndaj së vërtetës.” 2

Profeti ﷺ ka thënë:

“Kujdes nga hamendjet! hamendjet janë fjala më e rremë.” 3

Allahu -te ala- nuk na ka urdhëruar që të praktikojmë hadithe të tilla, fakti është se i dërguari i Allahut ﷺ na e ka ndaluar këtë dhe ka thënë:

“Mos flisni për mua përveç asaj që e dini.” 4

Në qoftë se është e ndaluar për të transmetuar transmetime të dobëta, është edhe më e ndaluar për t’i praktikuar ato.


1 Hadith i saktë përfshinë hadithin autentik, hadithin e mirë, i saktë në vetvete, i saktë përmes tjera haditheve, i mirë në vetvete dhe i mirë përmes tjera haditheve.

2 53: 28

3 Bukhari dhe Muslimi. Ky është përmendur në ”Ghajat-ul-Maram fi Takhrixh El-Halal uel-Haram (412)”.

4 Autentik. Transmetuar nga Tirmidhi, Ahmedi dhe Ibn Ebi Shejbeh. Shejkh Muhammed Seid El-Halebi ia dedikoi atë Bukharit në librin e tij ”El-Musalsalat (2/1)” dhe gaboi.

Më pas kam vënë re se hadithi është i dobët. Para kësaj unë kisha ndjekur vërtetimin e zinxhirit të Ibn Ebi Shejbes tek El-Munaui. Me kalimin e kohës e kam gjetur atë dhe e kuptova se ai është i dobët. Të njëjtin zinxhiri të transmetuesve e përdor Tirmidhi dhe të tjerët. Referojuni librit tim ”Silsileh-ul-Hadithit Ed-Da’ifah (1783)”. Në vend të tij përmenden tashmë fjalët e tij ﷺ:

Ai që transmeton një hadith nga unë dhe e konsideron atë të jetë gënjeshtër, atëherë ai është njëri prej gënjeshtarëve.”

Transmetuar nga Muslimi dhe të tjerët. Referojuni parathënies së ”Silsileh-ul-Hadithit Ed-Da’ifah”.

Gjithashtu, mjafton me fjalët e tij ﷺ:

“Unë ua tërheq vërejtjen që të më transmetoni së tepërmi. Ai që transmeton nga unë nuk duhet të thotë asgjë tjetër përveç asaj që është e vërtetë ose besueshme. Ai që thotë për mua diçka që nuk kam thënë, le të përgatit vendin e tij në zjarr.”

Transmetuar nga Ibn Ebi Shejbeh (8/760), Ahmedi dhe të tjerët. Ky është edhe në ”Es-Sahihah” (1753).

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram