Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Bukuria e gruas gjendet në fytyrë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Burimi: El-Hixhab, fq. 7-8

E dyta: Allahu ka thënë:

وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ

“Dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar (shami).”1

Shamia është veshja me të cilën gruaja e mbulon kokën. Nëse ajo urdhërohet të mbulojë kraharorin, ajo gjithashtu urdhërohet të mbulojë fytyrën e saj. Kjo ose duhet të bëhet sepse është e pashmangshme ose gjithashtu për shkak të analogjisë. Nëse është e detyrueshme të mbulosh kraharorin dhe gjoksin atëherë është edhe më e detyrueshme të mbulosh fytyrën në të cilën bukuria dhe sprova është. Ata që kërkojnë bukurinë fokusohen vetëm në fytyrë. Nëse fytyra është e bukur ata nuk vënë fare peshë në diçka tjetër. Kur thuhet se një grua është e bukur është për qëllim fytyra e saj. Kjo dëshmon se fytyra është vendi ku bukuria qëndron në çdo mënyrë. Atëherë, si mund të besohet se Libri i Urtë urdhëron që kraharori të mbulohet por lejon që fytyra të ekspozohet?

Shpërndaje: