Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Dëshmitë nga Kurani se mos falja e namazit është mosbesim i madh

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Hukm Tarik-is-Salah

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu -te ala- ka thënë në suren ”et-Teube”:

“Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë i keni vëllezër në fe. Ne i sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë.” 9:11

Allahu -te ala- ka thënë në suren ”Merjem”:

“E pas tyre erdhën brezni që e braktisën namazin dhe ndoqën epshet e veta. Së shpejti do të shijojnë shkatërrimin dhe do të hidhen në xhehenem, përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira! Këta do të hyjnë në xhenet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.” 19:59-60

Argumenti në suren ”Merjem” është se Allahu thotë për ata që janë të pakujdesshëm ndaj namazit dhe ndjekin epshet e tyre:

“Përpos atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira!”

Kjo do të thotë se ata që janë të pakujdesshëm ndaj namazit dhe ndjekin epshet e tyre nuk janë besimtarë.

Argumenti në suren ”et-Teube” është se Allahu -te ala- vendosi tre kushte që ne të kemi vëllazëri me paganët:

1 – Që ata të pendohen nga idhujtaria.

2 – Që ata ta falin namazin.

3 – Që ata ta japin zekatin.

Nëse ata pendohen për idhujtarinë pa e falur namazin dhe pa e dhënë zekatin atëherë ata nuk janë vëllezërit tanë. E njëjta gjë vlen nëse ata falen pa e dhënë zekatin. Vëllazëria fetare ndërpritet vetëm kur një person e braktisë fenë plotësisht. Ajo nuk ndërpritet vetëm për shkak të mëkateve apo nga mosbesimi i (kufri) vogël. A nuk po e sheh se si Allahu -te ala- sqaroi se vrasësi është vëllai i atij që e ka vrarë, kur Ai tha:

 “O ju që besuat, u është bërë obligim dënimi i njëjtë për vrasje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillet (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t’i bëhet me të mirë.” 2:178

Kjo edhe pse vrasja qëllimisht i përket mëkateve më të mëdha.

Allahu -te ala- ka thënë:

“Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” 4:93

A nuk po e sheh se çka thotë Allahu -te ala- në lidhje grupet që luftojnë ndaj njëri-tjetrit.

”Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet Allahu i do të drejtit. S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).” 49: 9-10

Allahu -te ala-përcaktoi vëllazërinë ndërmjet grupit pajtues dhe të dy grupeve ndërluftuese. Kjo pavarësisht nga fakti se është mosbesim që të luftosh kundër një muslimani. Bukhari dhe të tjerët transmetuar nga Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- i cili ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:

”Fyerja e muslimanit është mëkat ndërsa luftimi ndaj tij është (kufër) mosbesim.” Bukhari (48) dhe Muslimi (64).

Ky lloj i kufrit nuk e përjashton atë nga feja. Nëse ky do ta kishte përjashtuar atë nga feja atëherë vëllazëria në bazë të besimit do të ishte ndërpritur. Ky ajet i Kuranit fisnik përcakton vëllazërinë e tyre të besimit edhe pse ata janë në luftë me njëri-tjetrin.

Në këtë mënyrë ne e dimë se mungesa e namazit është mosbesim që e përjashton personin nga feja sepse në qoftë se mos falja e namazit kishte qenë vetëm një mëkat apo mosbesim i vogël atëherë vëllazëria fetare nuk do të ishte ndërprerë sikurse ajo nuk ndërpritet kur besimtari vritet dhe luftohet.

Nëse dikush pyet se në qoftë se ne bëjmë tekfir mbi ata që nuk paguajnë zekatin e cila mund të kuptohet nga ajeti në suren ”Et-Teube”, ne themi se disa dijetarë në të vërtetë e bëjnë këtë. Ky është një nga mendimet e imam Ahmedit -rahimehullah-. Unë mendoj, megjithatë, se mendimi më i saktë është se ai nuk bën kufër. Megjithatë, ai do të dënohet shumë ashpër, diçka që Allahu -te ala- e ka përmendur në librin e Tij dhe ﷺ në sunnetin e tij. Ndër të tjera, Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- ka treguar se profeti ﷺ ka thënë në lidhje me dënimin për atë që nuk e jep zekatin:

”Pastaj ai e sheh rrugën e tij ose për në xhenet ose për në zjarr.” Muslimi (987).

Kjo dëshmon se ai nuk bën kufër sepse në qoftë se ai kishte bërë kufër nuk do të kishte pasur mundësi që të ketë rrugën për në xhenet. Kështu sqarimi nga ky hadith ka përparësi ndaj kuptimit të përgjithshëm të ajetit të sures Teube. Ky është një parim i njohur në shkencën e usuli fikhut.

Shpërndaje: