Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Detyrimi i parë për fëmijët

Iman Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Ta’lim-us-Sibjan Et-Teuhid
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Gjëja e parë më të cilën Allahu i ka detyruar robërit e Tij ishte që të mohojnë taghutin dhe të besojnë në Allahun.

Allahu -te ala- ka thënë:

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ

“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36

Tagut është:

  • Çdokush që adhurohet përveç Allahut dhe kënaqet me këtë.
  • Shejtani.
  • Parashikuesi.
  • Astrologu.
  • Ai që gjykon me ndonjë gjë tjetër përveç ligjit të Allahut.
  • Çdo gjë që pasohet dhe bindet në diçka që nuk është e vërtetë.

Alameh Ibn-ul-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

”Tagut quhet çdo gjë përkundrejt së cilës tejkalohet kufiri duke e pasuar, adhuruar ose duke ju bindur. Taghut është çdo gjë për të cilën robi i tejkalon kufijtë, qoftë në adhurim, në pasim apo në nënshtrim.” (I’lam-ul-Muuakki’in (1/5)).

Shpërndaje: