Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 4
www.perlatmuslimane.com
Kurse sa u përket emrave joarab që rrjedhin nga vendet josilame, që janë të refuzuara gjuhësisht dhe fetarisht, janë edhe mëkat për shkak se kjo publikohet nëpërmjet emrit, si dhe është mëkat vetë emërtimi. Më poshtë janë shembuj të këtyre emrave:
1 – Andira, Jacqueline, Jolie, Diana, Susanne (që do të thotë gjilpërë ose zjarr), Vally, Victoria, Coloria, Lara, Linda, Maja, Magnolia, Heidi dhe Yara.
2 – Emra të huaj si emra persian, turk ose berbere. Shembuj të tyre janë Mirfat, Xhevdet, Haki, Feuzi, Sherihan, Shirin, Nevin …
3 – Emrat të pakuptimtë si Zuzu, Vivi, Mimi …
4 – Emra të dashurisë dhe reziles, sikurse janë Ahlam (ëndërr), Arixh, Taghrid (cicërimë), Gadeh, Fatin, Nahid, Hujam (që do të thotë dashuri e zjarrtë dhe sëmundje e deves) ose Hajam (që do të thotë rërë poroze).
Dhe kështu me radhë.
Unë u bëj thirrje në emër të sheriatit të gjithë muslimanëve që ta kenë frikë Allahun, t’i përmbahen etiketës islame dhe Sunnetit të profetit ﷺ, injoroni ata emra të turpshëm dhe të mos i bezdisin fëmijët me ta në mënyrë që ata të mos humbasin hijeshinë e atyre fëmijëve, përkatësisht i thërras të emërtojnë me emrat fetar. Kjo është e sëmurë dhe e bezdisshme, që duhet pushtetari ta ndalojë dhe të sigurohet që vetëm emrat e ligjësuar të regjistrohen tek autoritetet.
Në qoftë se sipas ligjit francez është një domosdoshmëri që emrat të jenë të rregulluara në mënyrë që ato të mos devijojnë nga historia dhe vlerat e tyre dhe në qoftë se muslimanët në Bullgari u detyruan të ndryshojnë emrat e tyre islam, ne kemi edhe më shumë të drejtën që ti përmbahemi islamit fesë së Allahut.