3. Kushti i tretë i namazit – aftësia për të dalluar
Autor: Imam Muhammed Ibn Abdul-Vehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: esh-Sherh el-Mumtaz, fq. 63-64
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam dhe Imam Muhammed ibn Abdil-Vehab (rahimehullah) ka thënë:
Kushti i tretë është aftësia për të dalluar. Kjo është e kundërta e moshës së vogël. Kufiri i saj është mosha shtatë vjeçe. Atëherë fëmija duhet të urdhërohet të falet. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz kur ata janë shtatë vjeç, dhe i rrihni për të kur ata janë dhjetë vjeç dhe ndani dyshekët e tyre.” 1
Shpjegimi
Kjo është e kundërta e moshës së vogël. Kufiri i saj është mosha shtatë vjeçe. Atëherë fëmija duhet të urdhërohet të falet. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz kur ata janë shtatë vjeç dhe i rrihni për të kur ata janë dhjetë vjeç dhe ndani dyshekët e tyre.”
“… dhe fëmija derisa të bëhet moshëpjekur.”
do të thotë se ata nuk janë përgjegjës për veprimet e tyre. Fëmija së pari mëkaton kur të ketë arritur moshën e pjekurisë. Megjithatë duhet të urdhërohet me namaz me qëllim përgatitor dhe udhëzues. Kur të bëhet i pjekur seksualisht, ai duhet të jetë mësuar dhe trajnuar me namaz.
1 Ebu Davudi (495) dhe Ahmedi (6756). Saktësuar nga Albani në “el-Irua” (1/266)).
- mars 29, 2016
- Comments are off