Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Kutpimi i Fikh-ul-Uaki

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 22-23

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 3: A mund ta sqaroni konceptin e ”Fikh-ul-Uaki” (të kuptuarit e çështjeve aktuale) duke qenë se ajo përmendet dhe është për qëllim si një përkufizim gjuhësor dhe jo një një fetar?

Përgjigje: Shpesh thuhet se është e vështirë për të sqaruar atë që është e qartë. Kuptimi i nevojshëm dhe i rekomanduar është ajo që rrjedh nga Kurani dhe sunneti. Ky është të kuptuarit e nevojshëm.

Kurse sa i përket kuptimit gjuhësorë ajo është një gjë e lejuar (mubah). Megjithatë, kjo nuk është diçka që kërkohet nga njerëzit. Që ta kuptosh gjuhën do të thotë ta dish se çfarë do të thotë një fjalë, rrënjët e saj, shkronjat e saj dhe kështu me radhë. Kjo quhet të kuptuarit e gjuhës. Për shembull, Eth-The’elebi dhe libra të tjerë të quajtur ”Fikh-ul- Lughah”. Kjo është një lëndë plotësuese.

Kur thuhet fjala ”fikh” sikurse është në fjalët e Allahut (te ala):

لِّيَتَفَقَّهُواْ فِي الدِّينِ

”E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare.” 1

فَمَا لِهَؤُلاء الْقَوْمِ لاَ يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ حَدِيثًا

”Ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?” 2

وَلِلَّهِ خَزَائِنُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَكِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَا يَفْقَهُونَ

”Po, të Allahut janë pasuritë (depot) e qiejve e të tokës por hipokritët nuk janë duke kuptuar.” 3

dhe në fjalët e profetit ﷺ:

”Atij që Allahu ia dëshiron të mirën, ia mundëson atij që ta kuptojë fenë.” 4

Kjo është për qëllim të kuptuarit e fesë duke njohur dispozitat sheriatike. Kjo është e kërkuar. Për këtë duhet të kujdesen dhe muslimamët janë të detyruar ta mësojnë këtë.

Megjithatë, këta njerëz nuk e kanë për qëllim të kuptuarit e gjuhës kur flasin për Fikh-ul- Uaki. Qëllimi i tyre është të merret me politikë dhe nxitje politike, kalimi i kohës në të dhe drejtimi i ambicieve kah politika.

Sa i përket të kuptuarit e dispozitave, ata e quajnë atë ”të kuptuarit e cikërrimeve”dhe ”të kuptuarit e ciklit mujor dhe lehonisë” për të nxitur mosinteresim për to5.


1 9:122.

2 4:78.

3 63:7.

4 Bukhari (71) dhe Muslimi (1037).

5 Kjo e qartëson se ka disa lloje të fikhut të kërkuar (të kuptuarit):

1 – Fikh që do të thotë të kuptuarit Kuranin dhe sunnetin dhe nxjerrja e dispozitave prej tyre.

2 – Fikh në gjuhën arabe, e cila është gjuhë e Kuranit dhe sunnetit sikurse gramatika, morfologjia dhe retorika, dhe etimologjia dhe semantika e tyre.

3 – Fikhu i çështjeve të paqarta dhe ndodhive madhore në mënyrë që të aplikohet gjykimi i duhur sheriatik dhe i përcaktuar për to.

Sa për atë që ata e quajnë ”Fikh-ul- Uaki”, qëllimi është për t’i nxitur njerëzit të merren me politikë, të kritikohen pushtetarët, nxijta e trazirave dhe cenimi i sigurisë. Ata ia kanë dhënë këtij fenomeni këtë emër për t’i mashtruar njerëzit. Kjo nuk është asgjë e re për njerëzit që fshihen prapa parollës ”Fikh-ul- Uaki.” Parakaluesi dhe lideri i tyre Sejjid Kutbi e përdorë këtë fjalë në ”Fi Dhilal-ul-Kuran”, në lidhje me fjalët e Allahut (te ala):

قَالَ اجْعَلْنِي عَلَى خَزَآئِنِ الأَرْضِ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٌ

”Ai (Jusufi) tha: ”Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm” 12:55

dhe tha:

”Të kuptuarit Islam është zhvilluar në shoqëri muslimane, është zhvilluar përmes lëvizjeve të kësaj shoqërie të cilat janë bërë për tu përballur me të përditshmen aktuale Islame… Fikh-ul-Harakah (të kuptuarit e lëvizjeve) ndryshon rrënjësisht nga të kuptuarit e letrave… Fikh-ul-Harakah (të kuptuarit e lëvizjeve) merr parasyshë gjendjen aktuale për të cilën tekstet [në Kuran dhe sunnet] janë shpallur dhe janë vënë dispozitat sheriatike.” (4/2006).

Shpërndaje: