Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Vendosja e dorës mbi ballin e gruas dhe leximi i lutjes

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

2 – Burri duhet ta vendosë dorën e tij mbi ballin e gruas kur hynë te ajo ose para se të hyjë, të përmend emrin e Allahut -tebarek ue te ala- të lutët për begati dhe të thotë atë që tha profeti ﷺ:

“Kur ndonjëri prej jush martohet ose blen ndonjë shërbëtore, le ta vendosë dorën mbi ballin e saj dhe të thotë: 

اللهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا وَخَيْر ما جَبلتَها عَلَيْهِ وأَعُوذُ بكَ مِنْ شَرِّهَا وَشَرِّ ما جَبَلْتَها عَلَيْهِ

 “O Allahu im, kërkoj prej Teje të më dhurosh të mirën e saj dhe të mirën që e ke bërë natyrë të saj, si dhe të lutem të më mbrosh nga e keqja e saj dhe nga e keqja që e ke bërë natyrë të saj.” 1

Transmeton Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh, zinxhiri i transmetimit është i mirë madje edhe autentik sipas disave.

 “Nëse dikush blen një deve, le ta vendos dorën e tij mbi gungën e saj dhe të thotë të njëjtën gjë.”

Transmeton Bukhari në “Khalku Af’al-il-Ibed, fq. 77”, Ebu Daudi (1/336), Ibn Maxheh (1/592), Hakimi (2/185), Bejhaki (7/148) dhe Ebu Ja’la (2/308 – dorëshkrim). Zinxhiri i tregimit është i mirë. Hakimi e ka vërtetuar atë dhe u mbështet nga Dhehebi. Hafidh el-Iraki ka thënë në El-Mughni (1/298):

“Zinxhiri i hadithit është i mirë.”

Vërtetësia e tij ishte caktuar nga el-Ishbili në “el-Ahkam el-Kubra”, kur ai heshti në lidhje me të, diçka që e bëri të qartë në parathënie. E njëjta gjë vlen për Ibn Dakik-il-Id në “el-Ilmam (2/127)”. 


1 Hadithi dëshmon se Allahu krijon të mirën dhe të keqen ndryshe nga ajo që mutezilitë thonë. Ata besojnë se Allahu -te ala- nuk e krijon të keqen. Sidoqoftë fakti që Allahu krijon të keqen nuk bie në kundërshtim me përsosmërinë e Tij, në fakt kjo i përket përsosmërisë së Tij -tebarek ue te ala-. Një nga librat më të mirë që e trajtojnë këtë temë është libri “Shifa’-ul-‘Alil” i Ibnul Kajimit.

A është kjo lutje gjithashtu e ligjësuar kur blini një makinë, për shembull? Po, duke pasur parasysh që të shpresoni për mirësinë e saj dhe të keni frikë nga ligësia e saj.

Shpërndaje: