Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
O të dashurit e mi, martesa në fenë tonë nuk është një lidhje e pa shpirt mes dy vetave porse është një lidhje të cilës muslimani i jep rëndësi dhe e din se ajo çfarë kërkohet prej saj është dhënia e dashurisë, paqja, harmonia dhe gëzimi për të dy palët
Zoti i jonë – i Lartësuar- thotë:
“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja që të qetësoheni pranë tyre, dhe vendosi ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë.” Er-Rum, 30:21
Nëse njerëzit do t’iu përmbaheshin çdo gjëje që solli Islami në lidhje me martesën do të realizohej në mesin e tyre dashuria dhe lumturia do të mbulonte shtëpitë e tyre dhe çdo gjë rreth tyre.
Për shkak të gjithë asaj që u përmend, Islami i ka obliguar bashkëshortët me disa të drejta, të cilat i ofrojnë atyre një jetë të këndshme, të qetë, të lumtur dhe të qëndrueshme, e cila përbëhet nga dashuria, ndershmëria dhe sinqeriteti.