Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Njeriu është nderuar me mendje dhe fe

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 31-32

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Krahas këtyre mirësive madhështore dhe kësaj lavdie madhështore, Allahu gjithashtu e ka nderuar njeriun me mendje. Si rezultat i mendjes ai është përgjegjëse për obligimet hyjnore të cilat i kupton. Përveç kësaj Ai i ka dhënë njeriut natyrshmërinë që pranon shpalljet e kumtuara nga i dërguari i Allahut dhe fenë e vërtetë të cilën Allahu e ka përshkruar për të. 

Allahu (te ala) ka thënë:

فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

 “Përqendro vetveten tënde sinqerisht në fe, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e Allahut në të cilën ia dha natyrshmërinë njeriut, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.”1

I dërguari i Allahut ka thënë:

“Çdo fëmijë lind në El-Fitra (Islam). Pastaj prindërit e tij e bëjnë atë jehudi, nasrani (të krishterë) ose adhurues të zjarrit. Gjithashtu, një kafshë lind plotësisht e shëndoshë, a nuk e shihni se ajo nuk është e gjymtuar deri sa ta gjymtoni atë?”

Pastaj Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) lexoi:

فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا

“Feja e Allahut në të cilën ia dha natyrshmërinë njeriut.”2

Ijad bin Himar el-Muxheshi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Një ditë profeti ﷺ tha gjatë hutbes të tij: “Zoti im (azze ue xhel) më urdhëroi që t’ju mësoj atë që nuk e dini. Këtë ditë më mësoi ndër të tjera: Të gjithë pasuritë që ua jap robërve të Mi janë hallall. Unë i kam krijuar të gjithë robërit e Mi si monoteistë. Pastaj shejtanët kanë ardhur tek ata dhe i kanë shmangur ata nga feja e tyre, ua kanë ndaluar atë që ia kam lejuar dhe i kanë urdhëruar ata që të bëjnë shirk karshi Meje diçka për të cilën Unë nuk kam dërguar ndonjë dëshmi.”3


1 30:30.

2 Bukhari (4775) dhe Muslimi (2658).

3 Muslimi (2865).

Shpërndaje: