Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Pastrimi me ujë deti

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej ujërave të pastra janë oqeanet e mëdhenj të tokës që përbëjnë gati ¾ nga sipërfaqja e tokës. Allahu -azze ue xhel- i ka krijuar këto ujëra madhështore dhe i ka bërë ato të kripura. Nëse do të ishin të ëmbla jeta e detit do të kishte vdekur për shkak të ndotjes dhe gjërave të tjera. Ose erërat dhe atmosfera kishin ndryshuar pas së cilës njerëzit kishin vdekur. Allahu i ka krijuar ato të kripur në mënyrë që ato të marrin dhe të shkrijnë gjithçka. Prandaj pyetën sahabët që lundronin në det nëse ishte e lejuar marrja abdes me ujëra të tilla.

Ata i thanë profetit : “O i dërguari i Allahut! Ne udhëtojmë në oqean dhe kemi me vete vetëm ujë të pijshëm. A na lejohet të marrim abdes me ujë të detit?”

Ai tha: “Po. Uji i tij është pastrues dhe kafshët e tij të ngordhura janë të lejuara.”

Nga njëra anë, ata e pyetën profetin për një gjë. Nga ana tjetër, ai iu përgjigj dy gjërave. Ata nuk pyetën për ushqimin e detit. Por për shkak të bujarisë dhe dëshirës së profetit për të përhap dijen, ai u dha atyre informacione shtesë të nevojshme. Ndoshta ata dikur do të dilnin në det dhe do t’u harxhohej ushqimi prandaj ata do të kishin nevojë për ushqim tjetër. Prandaj, ai sqaroi gjithashtu se kafshët e ngordhura të detit janë të lejuara. Kjo dëshmon vetëm bujarinë e tij . Bujaria mund të jetë në formën e parave dhe në formën e dijes. Nëse një i varfër të kërkon një euro dhe ti ja jep dy euro, ti ke qenë bujarë. E njëjta vlen edhe nëse një person të shtron një pyetje dhe ti i përgjigjesh dy gjëra të nevojshme, kjo është bujari në kuptimin e dijes. Profeti ishte krijesa më bujare kur është fjala për pasurinë, trupin, dijen, thirrjen, udhëzimin dhe dashamirësinë.

Shpërndaje: