Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Të gjithë bëjnë dallimin mes veprave vullnetare dhe jovullnetare

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/217-218)

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Njeriu e di se kur vuan nga rrjedhja e urinës kjo nuk është diçka që ndodh vullnetarisht. Dhe në qoftë se ai është i shëndoshë nga kjo sëmundje atëherë urinon vullnetarisht. Njeriu pra bën dallimin midis këtyre dy rasteve. Askush nuk e mohon dallimin mes tyre. E njëjta gjë vlen edhe për çdo gjë tjetër që i ndodh robit; ai e di se çfarë i ndodh atij vullnetarisht dhe në mënyrë të pavullnetshme. I përket mëshirës së Allahut (azze ue xhel) që njeriu të bëjë disa gjëra vullnetarisht pa u gjykuar për to. I tillë është rasti për shembull me atë që bën diçka nga harresa apo në gjumë. Allahu (te ala) tha në lidhje me njerëzit e shpellës:

وَنُقَلِّبُهُمْ ذَاتَ الْيَمِينِ وَذَاتَ الشِّمَالِ وَكَلْبُهُم بَاسِطٌ ذِرَاعَيْهِ بِالْوَصِيدِ

”Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë, e herë në të majtë, kurse qeni i tyre kishte shtrirë dy këmbët e para në hyrje të shpellës.” 8:18

Ishin ata që leviznin vetë, por pasi që njeriu në gjumë as nuk bën diçka vullnetare e as nuk dënohet për atë që ai e bën, Allahu (te ala) ia atribuoi aktin vetes së Tij.

Profeti ka thënë:

”Ai që harron ndërkohë që ai është duke agjëruar dhe ha ose pi, duhet të kompletojë agjërimin e tij. Nuk është askush tjetër përveç Allahut, Ai i Cili i ka dhënë atij për të ngrënë dhe për të pirë.”

Allahu ia atribuoji vetes të dhënit ushqim dhe pije sepse kjo i ndodh njeriut nga harresa. Si rezultat, ato ngjajnë me veprime të pavullnetshme. Ne të gjithë e dimë dallimin në mes të një dhimbje të pavullnetshme dhe një lehtësimi të pavullnetshëm pa i ditur shkaqet, dhe mes një dhimbjeje që vjen nga një veprim i tij, apo një gëzimi që vjen nga diçka që vet ka vepruar. Kjo është e qartë, dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

Shpërndaje: