Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Zhvillimi i Ikhuanëve

Alameh Ahmed Shakir, shejkh Abdurr-Rrazak bin Afifi, alameh Abdurr-Rrahman el-Uekil, shejkh Muhammed Khalil el-Harras, shejkh Muhammed Hamid el-Faki dhe të tjerë

Burimi: Revista el-Hadi en-Nebeui (1365/6)

Kompilimi: Muhammed bin Iuadh bin Abdil-Ghani

Referimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 10-13

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Zhvillimi i tretë:

Zhvillimi i tretë është publikimi që u publikua në revistën e Ikhuanëve për pjesën teatrale në lidhje me themeluesin e Kajros dhe universitetit të el-Ez’harit i cili quhet el-Mu’izz li Dinilah el-Fatimi. Shfaqja ishte shkruar nga vëllau biologjik i liderit (Hadan el-Bennës) të përgjithshëm Abdurr-Rrahman es-Sa’ati. Shfaqja e përshkruan të menduarit dhe bashkon bukurinë e artit me madhështinë e fesë në formën e operës. Ajo u mbajt të mërkurën, më 1 maj, 1946. Shfaqja është prodhuar nga regjisori Siraxh Munir ndërsa Ahmed Abdul-Kadir ishte mjeshtër i zërit.

Ne e lëmë  lexuesin të mendojnë vetë si këto dy shigjeta e godasin besimin. Një shigjetë tjetër godet besimin ashtu edhe moralin, kur filluan të luajnë teatër disa xhemate Islame. Ata mercenarë dhe mashtrues të cilët merren gjëra të tilla, do të thotë pjesë teatrale pa shije dhe të padobishme që shkatërrojnë moralin. Këto pjesë teatrale bazohen vetëm në gënjeshtra dhe legjenda të shpikura për të ekzistuar. Pavarësish se cilat dobi kanë pjesët teatrale sipas njerëzve falso përmendin, ato gjithmonë përbëhen nga dëme.

Ne kemi pritur që Ikhuanu Musliminët do të jenë me ne kundër këtij bidati shumë të dëmshëm ose të paktën që ata do të jenë neutral, e jo se ata nuk do të thërrasin në to as me fjalë as me vepër! Për t’ua asgjësuar argumentet e atyre që thonë se teatri ka gjëra të dobishme, ne kemi folur gjerësisht në disa raste dhe akoma u shkojmë pas këtyre argumenteve për t’i shuar ato.

Nëse ne tani e lëmë teatrin anash dhe fokusohemi në pjesën teatrale të zgjedhur, ne shohim se zgjedhja e Ikhuanu Musliminëve ishte tepër e çuditshme. Si mund ata të besojnë se bukuria e fesë theksohet duke e përsëritur biografinë e këtij ubejdiu (Rafidiu) të neveritur? Ata e dinë se si ai ka bërë krim ndaj fesë, ka ndryshuar dhe ka vënë ligje sipas epshit dhe dëshirave për të zhdukur atë plotësisht dhe për të zbatuar dëshirën e gjyshit të tij jehudiut Ibn Sebe! Ishte jehudi Ibn Sebe që e dëmtoi Islamin me sprovën mes Aliut dhe Muauijes nga e cila rrjedh gjaku edhe sot. Veprimet e El-Mu’iz li Dinilah el-Fatimit dhe të kalifëve nuk ishin të fshehta. Historia i ka shkruar ato- historianët arab dhe perëndimor- kanë shkruar se si ata bënë krime ndaj fesë në një mënyrë që kërkon që ata të mallkohen nga Allahu, engjëjt dhe të gjithë njerëzit.

Shpërndaje: