Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Burri është kapiteni i timonit dhe drejtues i shtëpisë. Ashtu sikurse burri ka të drejta, ai gjithashtu ka edhe detyrime. Burri musliman e adhuron Allahun duke përmbushur të drejtat e gruas së tij. Ai e furnizion atë me të drejtat e saj për shkak se ai është kujdestari i saj.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Prijësi i popullit është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari dhe përgjegjës për familjen e tij. Gruaja është bareshë dhe përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe për fëmijët e tyre.” Transmeton Bukhari (7138) dhe Muslimi (1829).
Burri i drejt e di se ai ka për detyrë që të kujdeset për gruan e tij dhe se ai është përgjegjës për të. Prandaj ai lufton që ti´a do të mirën asaj dhe ti përmbushë të drejtat e saj. Sepse ai e di se kjo është prej devotshmërisë.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Keni frikë Allahun në lidhje me gratë.” 2
Burri i drejtë i përmbushë të drejtat që gruaja e tij i ka mbi të. Ai e di se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e ka urdhëruar këtë dhe prandaj ka frikë që ta neglizhojë urdhërin me të cilin i dërguari i tij i dashur dhe modeli i tij (salAllahu alejhi ue selem) e ka urdhëruar atë.
Profeti ynë i dashur (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Kujdesuni mirë me gratë.” 3
Burri i drejtë i përmbushë të drejtat që gruaja e tij i ka mbi të, sepse ai e di se ajo është përgjegjësi. Para kujt? Përpara Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Keni frikë Allahun në lidhje me gratë! Ju i keni marrë ato me marrëveshje të Allahut…” 4
Burri i bekuar musliman nuk i përmbushë të drejtat e gruas në formën si shërbim për shërbim, por ai e bën këtë sepse është përgjegjës për këtë para Zotit të tij (Subhanehu ue te Ala). Prandaj, ne burrat duhet ti mësojnë të drejtat e grave tona, dhe tu´a mësojmë ato fëmijëve tanë në mënyrë që ne mund të përmbushim përgjegjësinë që bartim mbi supet tona.
2 Muslimi (1218).
3 Bukhari (5186) dhe Muslimi (1468).
4 Ebu Davudi (1905) dhe Ibn Maxheh (3074).