Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

30.Dy llojet e kontraceprivëve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ka dy lloje kontraceptivësh:

1 – Kontraceptivë të përhershëm. Kjo nuk është e lejuar sepse kjo parandalon shtatzëninë dhe redukton pasardhësit. Kjo kundërshton qëllimin e ligjësimit që urdhëron një umet të madh Islamik. Nuk ka asnjë garanci që fëmijët ekzistues të gruas nuk vdesin kështu që ajo të mbetet pa fëmijë.

2 – Kontraceptivë të përkohshëm. Shembull i kësaj është se gruaja është shtatzënë dhe shpesh të shqetësohet prej kësaj. Rrjedhimisht ajo dëshiron që të rregullojë shtatzëninë e saj kështu që të mbetet shtatzënë çdo dy vite. Kjo është e lejuar me kusht që burri i saj të bie dakord me të dhe që kjo të mos jetë e dëmshme. Dëshmi e kësaj është se sahabët praktikuan marrëdhënie të ndërprera në kohën e profetit në mënyrë që gratë e tyre të mos mbeteshin shtatzënë. Ata nuk u ndaluan. Një marrëdhënie e ndërprerë do të thotë që burri të ketë marrëdhënie intime me gruan dhe kur është koha për të arritur orgazmën, ai e nxerr organin e tij dhe e vërshon spermën e tij jashtë organit të saj gjenital.

Shpërndaje: