“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

30.Është obligim pasimi i rrugës së Ehl-us-Sunnetit

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 43-44

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E njëjta gjë duhet të thuhet për të gjitha cilësitë e tjera. Mëshira është e njohur, kënaqësia është e njohur, zemërimi është i njohur, fuqia është e njohur, dora është e njohur dhe këmba është e njohur. Megjithatë, mënyra se si ato janë është e panjohur. Ne nuk e dimë se si mëshira, zemërimi, dora, këmba apo syri i Tij janë. Ne nuk kemi njohuri se si janë ato. Ne nuk hulumtojmë lidhur me këtë. Ne i pohojmë dhe besojmë ato dhe i kumtojmë më tutje ashtu siç janë përmendur. Ne themi se Allahu dëgjon dhe sheh dhe se Ai ka dy duar. Allahu (te ala) ka thënë:

وَقَالَتِ الْيَهُودُ يَدُ اللّهِ مَغْلُولَةٌ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُواْ بِمَا قَالُواْ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيْفَ يَشَاء

“Jehudët thanë: “Duart e Allahut janë të mbyllura (Ai nuk dhuron nga begatitë e Tij).” Qofshin të mbyllura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar ata për çfarë u nxori goja! Përkundrazi, të dy duart e Tij janë të shtrira. Ai dhuron nga begatitë e Tij siç do Ai.” 1

Në hadith autentik thuhet:

“Allahu (tebareke ue te ala) do të vendosë këmbën e Tij mbi të dhe xhehenemi do të thotë: “Mjaft, mjaft.” 2

Allahu (subhanehu ue te ala) ka sqaruar se Ai zemërohet me atë që e kundërshton Atë dhe kënaqet me atë që i bindet Atij. Ai i falë robërit e Tij. Këto janë të gjitha cilësitë e Tij (xhele ue ala):

“Allahu (te ala) qesh me dy persona. Njëri prej tyre e vret tjetrin dhe që të dy do të hyjë në xhenet.”

Të qeshurit e Tij, kënaqësia, zemërimi, dëgjimi, shikimi dhe të gjitha cilësitë e tjera i përkasin Atij. Krijesat e Tij nuk i ngjajnë Atij në asnjë mënyrë. Parimi thotë:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 3

Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati pohojnë ajetet dhe hadithet në lidhje me cilësitë pa i krahasuar ato. Në të njëjtën kohë mohojnë se Allahu (xhele ue ala) të ngjasojë me krijesat e Tij, por pa mohuar cilësitë e Tij. Ndryshe nga pasuesit e bidateve që pohojnë ato të meta ndërsa mohojnë cilësitë e Tij. Pasuesit e bidateve përbëhen nga dy lloje:

1 – Mumethilah që pohojnë (cilësitë e Tij) dhe i krahasojnë ato.

2 – Muatilah që refuzojnë dhe mohojnë (cilësitë e Tij).

Ehl-us-Sunneti nuk ka të bëjë me asnjërën prej tyre. Mumethilah janë kufarë. Gjithashtu Muatilah janë kufarë.

Ehl-us-Sunneti janë ata që pohojnë cilësitë (e Allahut) pa krahasuar ato. Ata pohojnë emrat dhe cilësitë e Allahut ashtu sikurse i përkasin Atij. Pra ata i pohojnë ato pa i krahasuar. Në të njëjtën kohë ata mohojnë se Ai i ngjan krijesave të Tij, por pa mohuar cilësitë e Tij. Ata janë e kundërta Mumethilave dhe Muatilave në mesin e Xhehmvie, Mutezilive dhe atyre si ta.

Besimtarët janë të detyruar të marrin këtë rrugë dhe t’i përmbahen besimit të Ehl-us-Sunnetit. Ata janë sahabët e të dërguarit ﷺ dhe tebiinët (pasardhësit e tyre të drejtë). Nëse pyetesh se kush janë Ehl-us-Sunneti? Ti përgjigjesh duke thënë se Ehl-us-Sunneti janë sahabët e profetit ﷺ, tebiinët e drejtë (brezi i dytë), etba tebiinët (brezi i tretë), katër imamët dhe të tjerët. Ata janë Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Ai që devijon nga ata nuk i përket Ehl-us-Sunnetit. Ai që pohon (cilësitë e Allahut) dhe i krahason, ose mohon cilësitë e Allahut, i përket pasuesve të bidatit. Ehl-us-Sunneti distancohet prej tyre.


1 El-Maideh 5:64.

2 Bukhari (4848) dhe Muslimi (2846).

3 Esh-Shura 42:11.

Shpërndaje: