Sahabëve të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nuk i pëlqeu ajo që dëgjuan. Ata kishin shpresuar se ata të ishin nga karvani i Ebu Sufjanit i cili ishte në afërsi në mënyrë që ata të mund ta sulmojnë atë. Sepse, kjo ishte më e lehtë se sa të luftonin kundër një grupi prej Kurejshëve të cilët ishin shumë të fortë dhe të përgatitur. Ata filluan ti godasin. Kur ata ndien dhimbje, ata thanë: “Ne jemi nga Ebu Sufjani.” Kur ata nuk i rrahnin ata, ata thanë: “Ne jemi nga Kurejshët.” Pasi që i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) kishte mbaruar namazin tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se ju po i rrahni ata kur ata flasin të vërtetën, dhe po i leni të qetë kur ata po gënjejnë.” Pastaj ai u tha atyre dyve: “Më tregoni se ku janë Kurejshët.” Ata thanë: “Prapa filan kodrës me rërë.” Ai pyeti: “Sa janë ata?” Ata u përgjigjën: “Ne nuk e dimë.” Ai i pyeti: “Sa shtazë therrin në ditë?” Ata thanë: “Nganjëherë dhjetë, nganjëherë nëntë.” Atëherë profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Pra, ata janë në mes 900 deri në 1000 burra.”1
1 Ahmedi (1/117). Autentik sipas Arnautit.