Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

30.Lutjet për të rënë shi dhe kundër vërshimeve

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

130 – Zejd bin Khalid el-Xhuhenij (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Kur ishim në Hudejbije, i dërguari i Allahut na e fali namazin e sabahut pas një shiu që kishte r gjatë natës. Kur e përfundoi namazin, u kthye kah njerëzit dhe tha:

هل تدرون ماذا قال ربكم ؟ قالوا : الله و رسوله أعلم ، قال : قال : أصبح من عبادي مؤمن بي كافر ، فأما من قال : مطرنا بفضل الله و رحمته ، فذلك مؤمن بي ، كافر بالكوكب ، و أما من قال : مطرنا بنوء كذا و كذا ، فذلك كافر بي مؤمن بالكوكب

“A e dini se çfarë ka thënë Zoti juaj?” Ata thanë: “Allahu dhe i dërguari i tij e dinë”. I dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai ka thënë: “Sot në mëngjes, disa prej robërve të Mi janë gdhirë besimtarë në Mua, e disa të tjerë mohues. Kush tha se shiu ra në sajë të mirësisë dhe mëshirës së Allahut është besimtari Im dhe refuzues i planetit, ndërsa ai që tha se shiu ra në sajë të këtij apo atij planeti është mohues ndaj Meje dhe besimtar i planetit.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

131 – Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Në ditën e Xhuma, kur një njeri hyri në xhami ndërsa i dërguari i Allahut ishte duke ligjëruar, ai (njeriu) tha: “O i dërguar i Allahut! Janë shkatërruar pasuritë tona dhe na janë ndërprerë rrugët[1], andaj lute Allahun që të na sjell shi.” Në atë rast, i dërguari i Allahut i ngriti duart, pastaj tha:

اَللَّهُمَّ أَغِثْناَ ، اَللَّهُمَّ أَغِثْنا 

“O Allahu ynë na lësho shi! O Allahu ynë na lësho shi!”

Enesi tha: “Pasha Allahun, edhe pse në qiell nuk kishte asnjë re, ndërsa ndërmjet nesh dhe Sel’asë[2] nuk kishte asnjë shtëpi dhe asnjë ndërtim tjetër[3], por nga aty (nga pas Sel’asë) dolën disa re. Kur ato arritën mbi ne u përhapën, pastaj filloi të bije shi. Pasha Allahun, ne nuk e pamë më diellin për një javë të tërë. Pastaj, në xhumanë tjetër, ai njeri hyri po nga e njëjta derë e xhamisë, ndërsa i dërguari i Allahut prapë ishte duke ligjëruar, ai (njeriu) tha: “O i dërguar i Allahut! U shkatërruan pasuritë, dhe na u ndërprenë rrugët, andaj lute Allahut që ta ndaloj shiun.” Në atë rast, i dërguari i Allahut i ngriti duart lartë dhe tha:

اَللَّهُمَّ حَوَالَيْناَ وَ لاَ عَلَيْناَ ، اَللَّهُمَّ عَلَى الآكاَمِ و الظِّراَبِ ، وَ بُطُونِ الأَوْدِيَةِ ، وَ مَناَبِتِ الشَّجَرِ

“O Allah, rreth nesh (në dobinë tonë) dhe jo mbi ne (në dëmin tonë). O Allah, bëje që ai të bije kodrave e kodrinave dhe pyjeve e luginave.”

Shiu u ndërpre dhe kur dolëm jashtë veçse kishte dalë dielli.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.


[1] Janë tharë të mbjellat dhe nuk kemi ku të kullosim bagëtinë.

[2] Sel’ah është një kodrinë e njohur në veriperëndim të Medinës.

[3] Që mund të pengonte dukjen e reve.

Shpërndaje: