Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

30.Pasuesi i Teuhidit duhet të armatoset me dije

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Megjithatë, kihet frikë për pasuesin e Teuhidit nëse ai ndjek rrugën i paarmatosur.

Shpjegimi

Frika nga armiqtë e profetëve është për pasuesin e Teuhidit, i cili udhëton i paarmatosur në rrugë. Ai nuk ka dijeni me të cilën ai mund të armatoset. Në këtë rast, ekziston frika se një nga këta idhujtarë të debatoj me të. Kështu ai e humbet argumentin e tij dhe pastaj shkatërrohet. Personi duhet të ketë dije me të cilën refuzon dyshimet dhe me të cilën e mund armikun. Një debatues ka nevojë për dy gjëra:

E para: Vërtetësinë e arumentit të mendimit të tij.

E dyta: Të pavleftësoj argumentin e kundërshtarit të tij.

E vetmja mënyrë për të arritur këto dy gjëra është të pasurit dije rreth të vërtetës të cilën ai e pason dhe dije në lidhje me gënjeshtrën në të cilën ecën kundërshtari i tij. Kjo duhet të bëhet në mënyrë që argumentet e kundërshtarit të tij të refuzohen.

Shpërndaje: