Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Rekomandohet që të pasurit të ndihmojnë në përgatitjen e gostisë së dasmës. Enesi -radijAllahu anhu- tregoi rreth martesës së profetit ﷺ me Safijen -radijAllahu anha-:
“Ummu Sulejm e përgatiti Safijen gjatë udhëtimit dhe në mbrëmje ia dorëzoi atij ﷺ kështu që ai ﷺ u gdhi dhëndër dhe tha:
“Kush ka prej jush diçka, le të sjellë1.” Ai ﷺ e shtroi hasrën e lëkurës dhe njerëzit filluan të vendosin në të djathë të freskët, hurma dhe gjalpë nga e cila ata bën qull. [Ata hëngrën nga qulli dhe pinë nga shiu që ishte grumbulluar aty pranë në pellgje.] Kjo ishte gostia e dasmës së të dërguarit të Allahut ﷺ.
Në një formulim tjetër thuhet:
“Ai që ka më shumë sesa i mjafton, le të na sjellë.”
Transmeton Bukhari, Muslimi i cili qëndron për këtë shtesë, Ahmedi (3/102), Ibn Sa’d (8/122-123) dhe Bejhaki (7/259) të cilët qëndrojnë për formulimin.