Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

30.Therja në ditën Nahr (ditën e kurbanit)

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 33-36

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

95 – Pastaj haxhiu niset për në vendin e therjes në Mina dhe ther kurban. Ky është Sunnet.

96 – Ndërsa është e lejuar për të therë kudo në Mina. E njëjta gjë vlen edhe për Mekën.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kam therur këtu dhe e tërë Mina është vend i therjes. Të gjitha rrugët e gjerë në Mekë janë një rrugë dhe një vend therje. Prandaj therni aty ku bëni stacionimin.”1

97 – Nëse është e mundur, është Sunnet që ai të ther me duart e tij. Përndryshe, ai autorizon dikë tjetër të bëjë atë në emër të tij.

98 – Ai duhet të ther kafshën duke qenë kafsha e kthyer kah Kiblah2. Kafsha duhet të shtrihet në anën e majtë dhe kasapi duhet të vendosur këmbën e tij në të djathtë të kafshës3.

99 – Në lidhje me devenë, është Sunnet për të therur atë ndërsa këmba e majtë e saj është e lidhur4 dhe fytyra e kthyer kah Kiblah5.

100 – Para therjes thuhet:

بسم الله ، و الله أكبر، اللهم إن هذا منك و لك، اللهم تقبل مني

“Në emër të Allahut dhe Allahu është më i madhi! Kjo është nga unë për Ty6. O Allah! Pranoje nga unë”7

101 – Therja e kurbanit duhet të bëhet gjatë katër ditëve të bajramit. Këto katër ditë përbëhen nga dita Nahr -dita e madhe e haxhive- dhe tre ditët e Teshrikut më pas.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Therja bëhet në të gjitha ditët e Teshrikut.”9

102 – Lejohet ngrënia nga kurbani yt. Gjithashtu është e lejuar të marrësh nga kurbani si furnizim gjatë udhëtimit për në shtëpi, të cilën profeti (salAllahu alejhi ue selem) e veproi.

103 – Mishi duhet gjithashtu t’u jepet të varfërve dhe nevojtarëve.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَالْبُدْنَ جَعَلْنَاهَا لَكُم مِّن شَعَائِرِ اللَّهِ لَكُمْ فِيهَا خَيْرٌ فَاذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا صَوَافَّ فَإِذَا وَجَبَتْ جُنُوبُهَا فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْقَانِعَ وَالْمُعْتَرَّ

“Dhe kafshët e përcaktuara për kurban gjatë Haxhit në Mekë, Ne i kemi bërë për ju si shenja të Allahut, në të cilat ju keni shumë mirësi; kështu që përmendni emrin e Allahut mbi ta kur vihen për t’u therur për kurban. Pastaj, kur janë të shtrira (pasi janë therur), hani prej tyre dhe ushqeni edhe të varfrin që lyp edhe atë që nuk lyp.”10

104 – Është e lejueshme për shtatë persona që të ndajnë një deve apo lopë.

105 – Ai që nuk ka gjetur kurban, obligohet të agjërojë tre ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë pasi të kthehet në shtëpi.

106 – Lejohet agjërimi gjatë tre ditëve të Teshrikut, sepse Aishah dhe Ibn Umeri (radijAllahu anhum) thanë:

“Të vetmit gjë që u detyruan të agjërojnë ditët e Teshrikut ishin ata të cilët nuk kishin mundësi të therin kurban.”11

107 – Pastaj, ose duhet rruar tërë flokët apo të shkurtohen. E para është më e mirë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“O Allah! Mëshirojë ata që rruajnë kokën.” Ata thanë: “Dhe ata që i shkurtojnë flokët, o i dërguari i Allahut?” Ai tha: “O Allah! Mëshirojë ata që rruajnë kokën.” Ata thanë: “Dhe ata që i shkurton flokët, o i dërguari i Allahut?” Ai tha: “O Allah! Mëshirojë ata që rruajnë kokën.” Ata thanë: “Dhe ata që i shkurtojnë flokët, o i dërguari i Allahut?” Ai tha: “Edhe ata që shkurtojnë flokët.”12

108 – Për floktarin është Sunnet që t’ia rruaj haxhit anën e djathtë të kokës së pari, e cila është përmendur në hadithin e Enesit (radijAallahu anhu)13.

109 – Janë vetëm burrat që i rruajnë flokët. Sa për gratë, ato janë të obliguara vetëm që ti shkurtojnë flokët.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Gratë nuk janë të obliguara që të rruajnë kokën. Ato janë të obliguara vetëm që ti shkurtojnë ato.”14

110 – Në mënyrë që njerëzit ti mësojnë ritualet16, imami rekomandohet të mbajë hutbe në Mina17 në ditën e Nahrit. Hutbeja duhet të mbahet paradite18 dhe mes shtyllave ku hedhen gurët19.


1 Ky hadith i jep lehtësim të madh haxhilerëve. Përveç kësaj, pengon një grumbullim të kurbaneve që i detyrojnë autoritetet që t’i gërmojnë ato në tokë.

2 Është një hadith nga Xhabiri, nga profeti (salAallahu alejhi ue selem), në këtë çështje. Është transmetuar tek Ebu Davudi dhe të tjerë dhe është përmendur në “el-Irua” (1138). Një tjetër është transmetuar tek el-Bejhaki (9/285). Është transmetuar se Ibn Umeri rekomandoi kthyerjen kah Kiblah gjatë therjes së kurbanit. Me një zinxhir autentik transmetimi transmeton Abdurr-Rrazaku (8585) nga ai se ai e urrente konsumin e kurbaneve që nuk janë therur kah Kiblah.

3 Hafidh Ibn Haxheri ka thënë:

“Kjo mënyrë që të jetë më e lehtë për kasapin që të mban thikën me dorën e djathtë dhe kokën e kafshës me dorën e majtë.” (Fet’h-ul-Bari (10/16))

Bukhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se kafsha duhet të shtrihet dhe që kasapi të vë këmbën e tij në anën e saj.

4 Sahih Ebu Davudi (1550). Ekziston një transmetim dëshmues nga hadithi i Ibn Umerit. Kjo transmetohet nga Bukhari dhe Muslimi.

5 Transmetuar nga Maliku me një zinxhir autentik nga Ibn Umeri. Bukhari e transmetoi atë me një zinxhir të reduktuar të transmetimit në një mënyrë konstatuese. Shih shkurtim tim të Bukharit (330).

6 Transmetuar nga Ebu Davudi dhe nga Xhabiri. Ky e ka një transmetim dëshmues nga hadithi i Ebu Seid el-Khudrit tek Ebu Ja’la, i cili gjendet në “Mexhma-uz-Zaua’id” (4/22). Kjo është përmendur në “el-Irua” (1118) ,.

7 Transmetuar nga Muslimi dhe të tjerë nga Aishah. Ky është përmendur në “el-Irua”. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka shtuar:

كما تقبلت من إبراهيم خليلك

“…Ashtu sikurse e pranove nga miku Yt i afërt Ibrahimi.” (el-Mansik)

Unë nuk e kam gjetur këtë shprehje në asnjë libër në dispozicion.

8 Transmetuar nga Bukhari me një zinxhir të redaktuar ndërsa Ebu Davudi dhe të tjerë e transmetuan atë me një zinxhirë të plotë. Shih “Sahih Ebi Davud” (1700-1701).

9 Transmetuar nga Ahmedi. Konsiderohet autentike sipas Ibn Hibanit. Unë besoj se është i fortë përmes gjitha rrugëve të tij të transmetimit. Prandaj e kam përmend atë në “es-Sahihah” (2476).

10 22:36

11 Transmetuar nga Bukhariu dhe të tjerët. Ky përmendet në “el-Irua” (964). Shejkh-ul-Islam beson se personi që bën haxh Temettu duhet të agjërojë ndonjë nga tri ditët para se ai të hyjë ihram në ditën Taruijeh, një mendim për të cilit unë nuk mund të shoh argument dhe që me sa duket kundërshton ajetin dhe hadithin – dhe Allahu e di më mirë.

12 Transmetuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët nga Ibn Umeri dhe të tjerët. Është përmendur në “el-Irua” (1084).

13 Transmetuar nga Muslimi dhe të tjerët. Ky përmendet në “el-Irua” (1085) dhe “Sahih Ebi Davud” (1730). Alameh Ibn-ul-Humam al-Hanefi pranoi se Hanefitë e kanë  kundërshtuar Sunnetit në këtë çështje. Çfarë do të thonë pasuesit tani për këtë imam fisnik?

14 Hadith autentik përmendur në “si-Silsileh si-Sahihah” (605) dhe “Sahih Ebu Daudi” (1732) A.

15 Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh tha:

“Gruaja nuk duhet ti shkurtojë flokët më shumë se sa majat e gishtave. Ndërsa burrit i lejohet ti shkurtojë flokët sa të dëshiron, qoftë më shumë ose më pak se majat e gishtave.”

16 Transmetuar nga Ebu Davudi dhe të tjerët. Shih “Saih Ebi Davud” (1710).

17 Transmetuar nga Bukhari dhe Ebu Davudi nga disa sahabij. Shih “Sahih Ebi Davud” (1705, 1707, 1709 dhe 1710) dhe “Mukhtasar el-Bukhari” (847).

18 Transmetuar nga Ebu Davudi dhe të tjerët. Shih “Sahih Ebi Davud” (1709).

19 Transmetuar nga Bukhari me një zinxhir të reduktuar transmetimi ndërsa Ebu Davudi e transmetoi atë me një zinxhir të plotë. Shih “Sahih Ebi Davud” (1700) dhe “Irua-ul-Ghalil” (1064).

Shpërndaje: