Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

31.A është e lejuar për ta quajtur shoqërinë e sotme Islame ”koha pagane”?”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 86-89

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 31: A është e lejuar për t’i quajtur injorante (koha pagane) shoqëritë e sotme Islame?

Përgjigje: Injoranca e përgjithshme pagane ka përfunduar kur i dërguari ﷺ u dërgua. Prandaj nuk është e lejuar për të përgjithësuar shoqëritë Islame në këtë mënyrë përfshirëse1. Megjithatë, është e lejueshme për të aplikuar këtë përshkrim mbi disa individë të caktuar, grupe ose komunitete. Profeti ﷺ i tha Ebu Dherrit -radijAllahu anhu-:

“Me të vërtetë, ti ende ke tipare të kohës së injorancës.” Bukhari (30) dhe Muslimi (1661).

Profeti ﷺ ka thënë gjithashtu:

”Në umetin tim janë katër gjëra nga koha e injorancës që ata nuk do t’i braktisin; mburrja me prejardhjen familjare, shpifja mbi baza të prejadhrdhjes, astrologjia dhe vajtimi për të vdekurin.”3


1 Ky është tekfir mbi shoqërit muslimane. Sejid Kutubi deklarohet kështu shumë herë në librat e tij.

Për shembull, Sejid Kutubi thotë:

”Brenda kornizave pagane hyjnë ato shoqëri që pretendojnë të jenë muslimane. Ata nuk hyjnë brenda kurnizave Islame sepse mendojnë se dikush tjetër përveç Allahut meriton të adhurohet, apo që ibadetet ia dedikojnë dikujt tjetër pos Allahut – por ata hyjnë në këtë sepse nuk i nënshtrohen Allahut në sistemin e jetës së tyre edhe pse ata nuk besojnë se dikush tjetër përveç Allahut meriton të adhurohet por ata ia kushtojnë aspektin më specifik dikujt tjetër përveç Allahut, kur ata nuk gjykojnë me ligjin e Allahut…

Pasi kjo është sqaruar, atëherë qëndrimi i Islamit ndaj këtyre komuniteteve përkufizohet me një shprehje: Islami refuzon Islamizmin e këtyre shoqërive dhe legjitimitetit të tyre.” (Ma’alim fit-Tarik, fq. 101).

Ai gjithashtu ka thënë:

“Kur marrim parasysh gjithë botën sot sipas të kuptuarit të saktë të Islamit, ne shohim se kësaj feje i mungon ekzistenca… Ajo ekzistencë pushoi kur muslimanët braktisën të gjykuarit në jetën e tyre me ligjin e Allahut (subhaneh) të vetëm.” (El-Adaleh el-Ixhtima’ijjeh, fq. 250).

Sejid Kutubi gjithashtu ka thënë:

”Koha është rrotulluar ashtu siç ishte kur shahadeti i erdhi njerëzimit. Njerëzimi është kthyer sikur në kohën kur ka zbritur Kurani. Njerëzimi e kan braktisur shahadetin edhe pse ende ka grupe që e përsërin shehadetin ”la ilahe ilAllah” nga minaret pa e kuptuar kuptimin e tij. Njerëzimi në përgjithësi duke përfshirë edhe ata lartë në të gjitha minaret e botës që e përsërin frazën ”la ilahe ilAllah”, pa të kuptuar dhe njohuri… janë mëkatarë të mëdhenjë dhe e meritojnë të ndëshkohen edhe më keq në ditën e gjykimit sepse ata kanë rënë në adhurimin e robërve pasi iu kishte arritur udhëzimi dhe ishin në fenë e Allahut.” (Fi Dhilal-ul-Kuran 2/1057).

Muhammed Surur shfrytëzoi këto deklarata për t’i fyer dijetarët dhe për t’i akuzuar ata të jenë skllevër të skllevëre, të cilët janë skllevër të skllevërve, të cilët janë skllevër të skllevërve, të cilët janë skllevër të skllevërve. Një nga ata që dëshmojnë tekfirin e Sejjd Kutbit mbi shoqëritë islame është Jusuf el-Karadaui i cili ka thënë:

”Në këtë fazë u shfaqën librat e Sejid Kutubit që përfaqësojnë fazën e tij të fundit ideologjike. Këtu ai bëri tekfir mbi shoqëritë, e shtyu thirrjen për në sistemin Islam… dhe bëri thirrje për në xhihadin sulmues ndaj të gjithë njerëzve… Kjo është diçka që është aq e qartë sa të jetë e mundur në librat e shehidit “Fi Dhilal-ul-Kuran”, ”Ma’alim fi-Tarik”, ”el-Islam ue Mushkilat-ul-Hadharah” dhe libra të tjerë.” (Aulauijat-ul-Harakah el-Islamijeh, fq.110).

Të njëjtën gjë e dëshmoi Ferid Abdul-Khalik, një nga udhëheqësit e Ikhuanu-Musliminëve kur ai tha:

”Ideologjia e tekfirit u shfaq në mesin e disa të rinjëve nga Ikhaunu-Musliminët kur ata ishin në burg. Kjo ndodhi në fund të viteve 50-të dhe në fillim të 60-së. Ata ishin të ndikuar nga ideologjia Sejid Kutubit dhe librat e tij. Prej tyre ata sollën se shoqëritë janë nga kohët pagane dhe bërjen tekfir mbi pushtetarët që refuzojnë ligjin suprem të Allahut duke gjykuar me diçka tjetër dhe bërjen tekfir mbi qytetarët e tij sepse ata janë të kënaqur me të.” (El-Ikhuan el-Muslimun fi Mizan-il-Hak, fq. 115).

2 Ma’rur rrëfen: “E takova Ebu Dherrin -radijAllahu anhu- në Rabedhe bashkë me shërbëtorin e tij, të dy të veshur me ka një pallto, andaj e pyeta për këtë çështje, e në atë rast më tha: ”Njëherë, pata fyer dikë duke i nënçmuar të ëmën, e profeti ﷺ më tha: “O Ebu Dherr, a ia nënçmove të ëmën? Me të vërtetë, ti ende ke tipare të kohës së injorancës. Shërbëtorët tuaj janë vëllezërit tuaj dhe Allahu i ka vënë nën sundimin tuaj. Andaj, nëse dikush prej jush e ka vëllanë e vet nën sundim, le ta ushqejë sikurse veten dhe le ta veshë sikurse veten. Mos i ngarkoni me më tepër sesa që mund të bartin, e nëse e veproni këtë, atëherë ndihmojini.”

(Bukhari nr 30) dhe Muslimi (1661).

3 Ahmedi (5/344) dhe Muslimi.

 

Shpërndaje: