Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

31.Allahu e krijoi Ademin me dorën e Tij

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

271 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Allahu (azze ue xhel) e krijoi Ademin ﷺ me dorën e Tij në ditën e premte. Ai fryu në të një shpirt nga ana e Tij dhe i urdhëroi engjëjt t’i bien në sexhde.”

272 – Duhet t’u thuhet Xhehmive që mohojnë se Allahu (azze ue xhel) e krijoi Ademin me dorën e Tij:

“Ju nuk e besoni Kuranin. Ju e keni refuzuar Sunnetin dhe e keni kundërshtuar umetin.”

273 – Ndërsa në lidhje me Kuranin, Allahu (azze ue xhel) ka urdhëruar engjëjt t’i bien në sexhde Ademit . Të gjithë i bënë sexhde me përjashtim të Iblisit. Allahu (azze ue xhel) ka thënë në lidhje me Iblisin:

يَا إِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ أَسْتَكْبَرْتَ أَمْ كُنتَ مِنَ الْعَالِينَ

“(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia? A je tepër i kryelartë (që t’i biesh Ademit në sexhde), apo je prej të lartëve?” Sad 38:75

274 – Iblisi u bë ziliqar për shkak se Allahu e kishte krijuar Ademin me duart e Tij ndryshe nga se e kishte krijuar Iblisin.

275 – Kur Musai e takoi Ademin dhe ata filluan të debatojnë, Musai i tha Ademit :

“Ti je Ademi, babai ynë. Allahu të ka krijuar me dorën e Tij, të ka fryr një shpirt nga ana e Tij dhe i urdhëroi engjëjt që të bëjnë sexhde para teje.”

Me anë të kësaj Musai argumentoi me anë të cilësive me të cilat Allahu e kishte veçuar Ademin , ndryshe nga gjithë të tjerët. Kushdo që e mohon këtë është kafir. Pastaj Ademi argumentoi më pas, ku tha:

“A je ti Musai të cilin Allahu e ka zgjedhur me shpalljen e Tij dhe të folurit e Tij, të ka shkruar Teuratin ty me dorën e Tij dhe të ka lexuar Teuratin ty?”

276 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Ademi ﷺ dhe Musai ﷺ debatuan. Musai ﷺ i tha: “O Adem ﷺ, Allahu të krijoi me dorën e Tij, Ai fryu në ty një shpirt, i urdhëroi engjëjt që të bien në sexhde ty dhe të vendosi të jetosh në xhenet.”

277 – Argumenti i Musait kundër Ademit ishte se Allahu e kishte krijuar atë me dorën e Tij. Nga ana tjetër, Ademi argumentoi kundër Musait se Allahu e kishte shkruar Teuratin me dorën e Tij.

278 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Allahu (azze ue xhel) e zgjodhi Ibrahimin për mik të ngushtë (khalil), Musain e zgjodhi për t’i folur direkt dhe Muhammedin e zgjodhi për ta parë Atë (selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi ta).”

Shpërndaje: